Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Juventus-Cagliari. Rezultati 4-0

Juventusi do të tentojë ta rimarrë kreun e tabelës së Serisë A – të paktën deri në mbrëmje, kur luan Interi kundër Napolit – me një barazim ose fitore në ndeshjen kundër Cagliarit, të vlefshme për xhiron e 18-të të Serisë A.

Sot në orën 15:00, Juventusi i drejtuar nga Maurizio Sarri do ta presë në stadiumin Allianz skuadrën e Cagliarit, që i ka humbur dy ndeshjet e fundit të Serisë A dhe tani radhitet në pozitën e gjashtë në tabelë.

Këto dy humbje të fundit ia kanë dëmtuar pozitën Cagliarit, që e kishte nisur sezonin në mënyrë mbresëlënëse, me tetë fitore, pesë barazime dhe dy humbje.

Në anën tjetër, Juventusi i ka pësuar vetëm dy humbje këtë sezon, të dyja me rezultat 3:1 kundër Lazios. Megjithatë, ata do të kërkojnë fitore sot, pasi që gjashtë ndeshjet e fundit kundër Cagliarit ka arritur t’i fitojë, ndërsa e ka humbur këtë ndeshje vetëm një herë në këtë shekull.

 

LIVE/ Juventus Cagliari 4-0

 

MINUTA 82/ Juventus shënon golin e katërt falë Cristiano Ronaldos.

MINUTA 81/ Juventus thellon shifrat me golin e shënuar nga Gonzalo Higuain.

MINUTA 67/ Juventus dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo.

MINUTA 49/ Juventus kalon në avantazh me golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë me porta të paprekura

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

FORMULA 1/ Flet ish-pronari i makinës “Jordan”: Ata do të shkojnë që të dy te Ferrari

Delo.autor

DEMBELE SHTANG ATLETICON/ Barça barazon gjithçka në “frymën e fundit”

Isa.Autor

KONTRATË 3-VJEÇARE NË TAVOLINË/ Maldini propozon emrin e trajnerit të ri të Milanit, ja zgjedhja e tij

Delo.autor

Leave a Comment