Futboll Premier League Sport

NGA VITI 2014 DERI MË TANI/ Trupi i tij plot me muskuj, ja si u tjetërsua Salah (FOTO)

Sulmuesi i Liverpool-it shënoi në minutën e 93-të ndaj Manchester United, fundjavën e kaluar, për të vulosur fitoren 2-0 dhe thelluar “arratisjen” e të tijve në krye të Premier League. Tani, epërsia e “Reds” ndaj ndjekësve më të afërt është 16 pikë. Mohamed Salah vazhdon të jetë një “bishë” në sulmin e Jurgen Klopp. 27-vjeçari ishte hije e njeriut, kur mbërriti te Chelsea në vitin 2014, në pamundësi për të gjetur një vend në formacionin startues.

Kjo “fotografi” ishte sa i përket rezultatit të tij në fushë, ashtu edhe fizikut. Salah kishte një trup të hajthshëm, kur u bashkua me “Blues”. Nga ajo kohë, egjiptiani ka harxhuar një sasi të konsiderueshme kohe për ta bërë trupin e tij plot me muskuj. Fotot e dëshmojnë qartësisht transformimin e trupit të tij nga viti 2014 deri më tani.

Salah më 2013

Salah më 2014

Salah më 2017

Salah më 2020

Tashmë, ai mund ta përballojë plotësisht fizikalitetin e një kampionati si Premier League. Sulmuesi e shpjegoi rutinën e tij të fitnesit në një intervistë me rrjetin egjiptian “ON Ent”, në vitin 2018: Normalisht, zgjohem herët për të shkuar në stërvitje, e cila fillon në mëngjes, ose pasdite. Pastaj vij këtu (në një palestër fitnesi), ku kaloj gati dy orë çdo ditë. Terapia për çdo dëmtim apo masazhet specifike e lehtësojnë çdo vuajtje të trupit tuaj.

Pas kësaj, unë shkoj në një palestër force të klubit, e cila është në funksion të lojtarëve. Pas stërvitjes shtrihem dhe çlodhem. Në fund të ditës shkoj në pishinën e klubit, ose notoj me Macca (të bijën) në shtëpi. I mbaroj të gjitha këto aktivitete rreth orës 7, ose 8 të mbrëmjes. Trajnimi nuk është aq i gjatë, por unë e zgjas vetë stërvitjen, në mënyrë që të jem i gatshëm për ndeshjet e ardhshme. E rregulloj tërë procesin me trajnerin, pasi ai ka fjalën e fundit për të gjitha këto aktivitete. Sidoqoftë, Klopp na jep zgjedhjet për të shkuar në palestër, të bëjmë terapi etj. Stërvitja duhet të kontrollohet prej tij dhe stafit”.

Falë kësaj pune të palodhshme, Salah është tjetërsuar në Angli. Ai po shijon një tjetër sezon të shkëlqyer, me 15 gola të realizuar në të gjitha garat.

Related posts

PRITET NJË MARRËVESHJE/ “Xhevahir” i Tiranës, bardheblutë nisin bisedimet me Ernest Muçin

Delo.autor

VAZHDON KRYESIMIN E KAMPIONATIT/ Juventus mposht Genoan me 3 super gola

Delo.autor

BARCELONA-VALENCIA/ Suarez jashtë formacionit të parë, Messi jashtë skuadrës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment