Futboll La Liga Sport

500 GOLA NË 500 NDESHJET E FUNDIT/ Ju njohim me “Jashtëtokësorin” Leo Messi

Arritjet e Leo Messit në futboll kanë qenë kaq të jashtëzakonshme, sa mund “t’i varë këpucët në gozhdë” qysh nesër dhe karriera e tij nuk e humbet shkëlqimin mahnitës. Prandaj, çdo ndeshje dhe sezon shtesë, që mund ta shohim yllin argjentinas në fushë, shërben si “qershia mbi tortë” për të dhe vetë futbollin në përgjithësi. Ai është 32 vjeç dhe fitoi të gjashtin “Top të Artë” vitin e kaluar, duke i “lënë targën” rivalit të vet më të madh, Cristiano Ronaldo, në këtë drejtim.

Shumë futbollistë kryesorë e gjejnë veten në “ngrirje” pas të 30-tave, por Messi ka shënuar 51 gola në vetëm 50 ndeshjet e fundit me kampionët e La Liga-s, për ta kurorëzuar veten si golashënuesi më i mirë në futbollin europian. Tani, Quique Setien, trajneri i ri i Barcelonës, do ta shijojë e përfitojë nga ylli argjentinas. Ndikimin e tij në skuadër e provoi që në debutim, teksa Messi shënoi golin e fitores ndaj Granada. Sipas faqes turke të Barcelonës, goli i kapitenit në fundjavë e bëri atë “gjysmëmijëvjeçari”.

E thënë ndryshe, Messi ka shënuar tani saktësisht 500 herë në 500 ndeshjet e tij të fundit për katalanasit. Nëse kjo nuk është e kënaqshme për tifozët, nuk e dimë se çka tjetër nevojitet për këtë. Leo, gjithashtu, e ka kapërcyer kuotën e 200 asisteve gjatë të njëjtës periudhë kohore, ndërsa rekordi i tij prej 358 fitoresh, 89 barazimesh dhe 53 humbjesh është më i miri edhe për historinë e Barcelonës.

Related posts

SHOKON MURINHO/ Si mund të flasë Unitedi për titull?

Isa.Autor

E PAPRITUR/ MILAN shkon me SKËNDERBEUN në CAS, kuqezinjtë presin MË TË KEQEN

Isa.Autor

TRIUMFOJNË NË “SAN SIRO”/ Milan kryeson kampionatin bashkë me Atalantën

Delo.autor

Leave a Comment