Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Atletico Madrid. Rezultati 2-3

Pas sfidës Real Madrid vs Valencia, ku u mësua finalisti i parë me ekipin e ZInedine Zidane që triumfoi 3-1, radha është për super ndeshjen Barcelona-Atletico Madrid.

Sonte, nga ora 20:00, në Jeddah të Arabisë Saudite në King Abdullah Sports City, Barcelona sfidon Atletico Madridin, një përballje emocionuese dhe shumë e bukur për t’u ndjekur, sidomos pas fitores së Realit pasi të dielën, mundësia është të kemi një tjetër “El Clasico”.

Si Ernesto Valverde, ashtu edhe Diego Simeone kanë hedhur në fushë më të mirët që i kanë të gatshëm dhe pritet një super ndeshje në luftë për të arritur finalen e parë dhe trofeun e parë për vitin 2020.

 

LIVE/ Barcelona – Atletico Madrid 2-3

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 87/ Atletico Madrid kalon në avantazh me golin e shënuar nga Angel Correa.

MINUTA 82/ Atletico Madrid barazon shifrat me golin e shënuar nga Alvaro Morata.

MINUTA 75/ VAR anulon sërish golin.

MINUTA 74/ Barcelona dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Arturo Vidal, por ndërhyn sërish VAR.

MINUTA 62/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Antoine Griezmann.

MINUTA 62/ VAR anulon golin.

MINUTA 60/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Messi, por ndërhyn VAR.

MINUTA 51/ Barcelona barazon shifrat me golin e shënuar nga Messi.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë me golin e shënuar nga Koke duke kaluar Atleticon në avantazh.

***

Mbyllet pjesa e parë me porta të paprekura

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

BAYERN MUNICH-LIVERPOOL/ Bavarezët barazojnë shifrat “falë” një autogoli

Delo.autor

PRAPASKENAT/ A do largohet Lewandowski nga Bayern? Nagelsmann sqaron situatën

F.autor

E BUJSHME/ Barcelona tronditet para Atletikos, ja mungesa e madhe

Isa.Autor

Leave a Comment