Futboll Premier League Sport

LIVERPOOL-MANCHESTER UNITED/ Klopp me “artileri” të rëndë, Solskjaer pa yllin e ekipit (FORMACIONET ZYRTARE)

Kryendeshja e ditës së sotme në kampionatet elitare të Europës është ajo ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester United. “Redsat” kanë dy motive për të fituar, pasi “Djajtë e kuq” janë të vetmit që i kanë marrë pikë këtë sezon, ndërsa Manchester City u ndal sërish dje.

Trajneri Jurgen Klopp ka bërë me dije formacionin që do të zbresë në fushë, në orën 17:30. Nuk ka ndryshime në formacionin titullar, pasi Klopp vazhdon t’i besojë Mane, Salah dhe Firminos në sulm. Chamberlain po fiton vendin e tij në formacion, pasi e nis nga minuta e parë.

Manchester United zbret me një detyrë të vështirë në fushën e lojës. Ekipi i Manchesterit nuk ka yllin e momentit Rashford. Ai u dëmtua në Kupë dhe nuk mund të luajë. Martial dhe James do të jenë sulmi i ekipit të Solskjaerit.

Related posts

KANE REALIST: Belgjika ishte më mirë, u munduam por pa rezultat

Isa.Autor

“PËRQAFIME”/ Në mes të festës italiane, sulmuesi Chiesa përshëndet tifozët e Italisë në Shqipëri (VIDEO)

Delo.autor

23 GOLA NË 20 NDESHJE/ Ja statistikat e frikshme të Ronaldos në çerekfinalet e Championsit

Delo.autor

Leave a Comment