Futboll Premier League Sport

LIVERPOOL NË NJË TJETËR “GALAKTIKË”/ Ja 10 rekordet e Premier League, që mund t’i thyejë

“Pa dyshim, ka qenë një prej serive të ndeshjeve më të mira, që kemi luajtur ndonjëherë”, – tha Jurgen Klopp, pasi kaloi me sukses edhe Manchester United (2-0) në klasiken angleze. Me këtë fitore, së bashku me barazimin e Manchester City të shtunën, kundër Crystal Palace (2-2), kryesuesit e Premier League e zgjeruan epërsinë e tyre në krye të renditjes me +16 pikë… Dhe mos harroni që “Reds” kanë luajtur një ndeshje më pak se ndjekësit e tyre! Sezoni spektakolar i Klopp ka bërë që, në këtë pikë të kampionatit anglez, Liverpool ka shanse të thyejë 10 rekorde historike të Premier League. Njërin prej tyre, në të vërtetë, e ka thyer tashmë. Fjala është për fillimin më të mirë, me 21 fitore në 22 javë kampionat, duke mposhtur “qytetarët” e Guardiolës, të sezonit 2017-2018.

Kulmi i ardhshëm që Klopp mund të arrijë është ai i fitoreve radhazi në shtëpi. Me atë që mori dje kundër “Djajve të Kuq”, Liverpool është një fitore në “Anfield” larg përputhjes me rekordin e Manchester City në sezonin 2011-2012 (20 fitore) dhe West Ham, që nuk ka humbur në shtëpi nga viti 2017. Diçka më tej është rekordi për fitoret më të shumta radhazi në Premier League. Për këtë nevojiten edhe pesë fitore, që “Reds” të barazohen me Manchester City e sezonit 2017-2018 (18 fitore). Nëse ata vazhdojnë të fitojnë, do të thyejnë edhe këtë rekord kundër Watford, më 29 shkurt. Rekordin e fitoreve radhazi në shtëpi e kanë vënë përpara: 12 të tilla, teksa duhen edhe 7-të për të mposhtur Chelsea, Manchester United dhe Manchester City.

Ja rekordet që Liverpool mund t’i thyejë në sezonin 2019-2020:
1. Starti më i mirë në Premier League. E ka arritur tashmë, me 21 fitore në 22 javë kampionati. “Reds” kanë tejkaluar “qytetarët” e sezonit 2017-2018.

2. Më shumë fitore radhazi në shtëpi. Duhen edhe dy fitore në “Anfield” për të tejkaluar 20 fitoret e Manchester City në shtëpi, të regjistruara në sezonin 2011-2012.

3. Më shumë fitore radhazi. Liverpool ka marrë 13 fitore radhazi në këtë kampionat, teksa i duhen edhe 6 të tilla për të tejkaluar rekordin e Manchester Cityt në vitin 2017.

4. Javë kampionati i pamposhtur. Liverpool ka 29 ndeshje rresht pa humbur në Premier League, ndërsa I nevojiten edhe 11 të tilla për të mposhtur Arsenalin e sezonit 2003-2004.

5. I pamposhtur në një sezon të tërë. Liverpool duhet të bëjë Arsenalin e sezonit 2003-2004, i cili është ekipi i vetëm në Premier League që e përfundoi një sezon pa asnjë humbje. Ky ekip i Klopp mund të përputhet me “Topçinjtë” e asaj periudhe.

6. Më shumë fitore në një sezon. Manchester City fitoi 32 ndeshje gjatë sezonit 2018-2019. Liverpool aktualisht është në kuotën e 21 fitoreve. Hendeku me “qytetarët” duket i konsiderueshëm, por jo i parikuperueshëm.

7. Më shumë pikë në një sezon. Manchester City grumbulloi 100 të tilla më 2017-2018. Liverpool, me këtë ritëm, është në gjendje të arrijë deri në 112 pikë këtë sezon, në Premier League.

8. Më shumë fitore në shtëpi në një sezon. Liverpool ka regjistruar 12 të tilla, i mbeten edhe 7 fitore për të mposhtur rekordin ekzistues.

9. Më shumë fitore larg shtëpisë. Liverpooli ka fituar 9 ndeshje në transfertë, duke qenë për momentin 8 të tilla larg rekordit të “qytetarëve”, sezoni 2017-2018.

10. Më shumë ditë i pamposhtur në kampionat. Arsenali nuk njihte humbje për plot 537 ditë, ndërmjet sezoneve 2003-04 dhe 2004-2005. Liverpool-i aktual ka 382 ditë i pamposhtur dhe e thyen rekordin e “Topçinjve” më 23 qershor 2020, nëse vijon me këtë ritëm.

Ndër të gjitha, rekordi që spikat është kapërcimi i 49 ndeshjeve pa humbje i Arsenalit të pabesueshëm midis viteve 2003-2004 dhe fillimit të sezonit 2004-2005. Liverpool është 10 ndeshje larg barazimit të kësaj arritjeje të mrekullueshme. Përveç kësaj, nëse e zgjat pamposhtmërinë deri në fund të këtij kampionati, Liverpool do të përputhej me atë që arriti Arsen Wenger në sezonin 2003-2004. Trajneri francez dhe Arsenali i tij e mbyllën krejt kampionatin pa asnjë humbje, asokohe.

Related posts

Zinedine Zidane ka tri opsione pas lëndimit të Toni Kroosit

Q.Autor

VDEKJA TRAGJIKE E KOBE BRYANT/ Dalin pamjet e helikopterit në flakë që i mori jetën legjendës

F.autor

Miqësorja ndaj Norvegjisë, Panuçi rikthen në Kombëtare lojtarin që mungon prej kohësh

Q.Autor

Leave a Comment