Futboll Seria A Sport

LOJTARI MË “FASHION” NË HISTORINË E FUTBOLLIT/ Ja arsyeja pse Davids mbante syze në fushë (FOTO)

Temperament i zjarrtë dhe nivel teknik mbi mesataren, Edgar Davids ishte një lojtar i jashtëzakonshëm qe arriti të linte gjurmë në futbollin Europian. Megjithatë, një nga arsyet pse holandezi ishte mbresëlënës ka qenë edhe pamja e tij, pasi mesfushori mbante syze në fushë.

Davids

Në 1999-ën, futbolli ka kaluar në plan të dytë për Davids për shkak të një problemi në nervin optik. Holanda, Juventus dhe tifozët e futbollit kanë qenë të gjithë të shqetësuar.

Për shkak se doktorët e diagnostikuan herët problemin, Davids mori një trajtim të shkëlqyer. Shikimi i tij u stabilizua, por sytë e tij mbetën të dobët. Për t’u kthyer në fushë, kishte vetëm një zgjidhje: ai duhej të mbante syze. Në këtë mënyrë, Davids arriti të kthente një sfidë në një aksesor mode.

Davids

Syze të zeza, portokalli, të verdha. Edgar e ktheu problemin e tij në një ikonë mode. I adhuruar prej kohësh për mentalitetin e tij luftarak në fushën e lojës, ai u kthye në një idhull për tifozët.

dAVIDS

Ishte një nga simbolet e Juventus, por më pas diçka ndryshoi. Lojtari pati një debat me trajnerin Marcelo Lipin dhe u detyrua të transferohej te Barcelona, ku i dha një ekuilibër skuadrës dhe nuk humbi asnjë nga 18 ndeshjet në të cilat luajti.

Përveç karrierës së shkëlqyer, Edgar Davids ka lënë shenjë me syzet e tij dhe konsiderohet akoma sot si një futbollistët më fashion që janë parë në historinë e futbollit.

Related posts

E FUNDIT/ Griezmann kërkon shtëpi në Barcelonë

Q.Autor

E BUJSHME/ Talenti i Kombëtares Shpresa arrin akordin me Fenerbahçen

Delo.autor

PAS BARAZIMIT PA GOLA NDAJ LAÇIT/ Trajneri Daja: Arbitri ndikoi në ritmin e lojës, pasi…

Delo.autor

Leave a Comment