Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MERR FUND AVENTURA E GREZDËS TEK RANGERS/ Ja skuadra e re e sulmuesit shqiptar

Aventura e Eros Grezdës me skocezët e Rejnxhërs duket se ka marrë fund, teksa tashmë lojtari do të rikthehet përsëri te kroatët e Osijek.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, pas një viti e gjysmë në radhët e Rejnxhërs, tashmë Grezda do te largohet nga skocezët, teksa është arritur marrëveshja për rikthimin te Osijeku.

Ishin pikërisht këta të fundit që e transferuan lojtarin në ekipin që drejtohet nga Stiven Zherard për shumën e 2 milionë eurove, por aventura e shqiptarit me ta nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për shkak të disa problemeve që kishte pasur me ekipin e të rinjve, ku pështyu kundërshtrain, Zherard u mërzit shumë me shqiptarin dhe dëshironte largimin e tij.

Tashmë karriera e Grezdës do të vazhdojë në Kroaci, më Rejnxhërs që do të kenë edhe një përqindje fitimi, në rast se Osijeku vendos ta shesë në të ardhmen.

Grezda

Related posts

Bayern-Dortmund, “Der Klassiker” mund t’i japë titullin bavarezëve

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Po tentohet rikthimi i Ronaldos në Angli, ja cili klub ka gati 100 milionë euro

Delo.autor

“Fuckboll Champions, sipërmarrja miliardere la jashtë Juven”, Roland Luçi sulmon UEFA-n

Sadik.Autor

Leave a Comment