MMA Sport

“DO TË SHIHNI KAUBOJSIN MË TË MIRË NË HISTORI”/ Cerrone: Conor McGregor flet shumë gomarlliqe…

Donald Cerrone, i njohur me nofkën “Cowboy”, fitoi llotarinë për të dueluar ndaj Conor McGregor më 18 janar, në eventin UFC-246 që zhvillohet pas disa ditësh në Las Vegas. Një event që pritet me padurim, pasi rikthehet në kafaz një nga personazhet me të njohur të arteve marciale mikse. Ndaj, të gjitha biletat janë shitur prej kohësh.

Duke folur për këtë sfidë, Cerrone tha: “Ata më thanë që Conor dëshiron të përballet me ty dhe unë isha dakord. Le ta bëjmë këtë sfidë. Kam patur një fazë përgatitore të jashtëzakonshme, shumë të mirë. Nuk më tremb ai mistrec edhe pse flet shumë gomarllëqe”.

“Jam stërvitur fort, jam në formë dhe mezi pres të dueloj. Ju prisni të shihni një Conor në formë, por ashtu do të jem edhe unë. Do të shihni kaubojsin më të mirë në histori”, tha Cerrone.

Related posts

EL CLASSICO/ “Hesht” Bernabeu, Barcelona shënon GOLIN e pare

F.autor

DRIBLIMET E SERIE A/ Zbuloni statistikat dhe emrin e futbollistit që udhëheq

Isa.Autor

“POGBA DO TË GODASË SËRISH”/ Solskjaer sqaron edhe çështjen Sanchez: Po negociojmë…

F.autor

Leave a Comment