Futboll Seria A Sport

MERR FUND GJITHÇKA/ Milan bën largimin e parë “big”, Suso drejt Spanjës tek klubi…

Një nga emrat më të lakuar në merkaton e Milanit ka qenë padyshim Suso Fernandez. Spanjolli nuk po kalon një moment të mirë dhe largimi i tij duket i sigurt. Fillimisht, ishte përfolur Roma si destinacion, por së fundmi gjithçka duket e kryer për kalimin e mëngjarashit te Sevilla.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat pranë Milanit, dy klubet janë drejt mbylljes së marrëveshjes. Suso pritet që të kalojë te Sevilla në huazim me detyrim blerje, në varësi të numrit të ndeshjeve që ai do të aktivizohet.

Spanjolli pëlqehet shumë nga trajneri Lopetegui dhe Monchi duket gati t’ia plotësojë dëshirën teknikun. I vetmi ngërç mbetet çmimi që do të vendoset për detyrimin e blerjes, ku Milan sipas gjasave do të ulë disi pretendimet. Telesport

Related posts

Vllaznia e ka “fushë”, Kamzën ndaj Laçit e dënon Avdyli

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS U MBYLL/ Por mbrojtësi Mustafi mund të transferohet në Serie A, ja se si…

Delo.autor

“DITËT E MUSTAFIT KANË MBARUAR”/ “Shpërthen” legjenda e Liverpool: Zgjidhja më e mirë është…

Delo.autor

Leave a Comment