Futboll Seria A Sport

MILAN NDALET NË “SAN SIRO”/ Ibra “errësohet” nga “Heroi” Donnarumma

Milani vazhdon të çalojë shumë! Ekipi i “Djallit” mori një barazim 0-0 ndaj Sampdorias në shtëpi. Ishte dita e prezantimit të sulmuesit Zlatan Ibrahimovic, me suedezin që zbriti në fushë, por nuk shënoi. Ekipi vendas vuajti shumë, pasi ishin djemtë e Claudio Ranierit që u shfaqën më të rrezikshëm.

Vendasit iu falën një Donnarumme në superformë që priti gjithçka i erdhi në portë. “Gardiani i portës” ndali mjaft mirë sulmet e njëpasnjëshme dhe të pastra të sulmuesve kundërshtarë. Ibra u hedh në minutën e 55′ në fushë në vend të Piatek, por nuk bëri asgjë. Atmosfera në “San Siro” ishte e jashtëzakonshme, por ekipi sërish çalon në fushë. “Djalli” duket se nuk do të arrijë të lërë gjurmë këtë sezon.

Atalana e ka nisur aty ku e la, pasi fitoi 5-0 ndaj Parmës. Bergamezët e Gjimshitit, luajti si titullar, nuk u kursyen aspak ndaj miqve. Ekipi i Gasperinit merr fitoren e dytë radhazi me rezultatin 5-0. Gomez, Ilicic me dy golësh, Gosens dhe Freules ishin autorët e golave.

Related posts

SFIDA NDAJ DINAMO KIEV NË CHAMPIONS/ Pirlo me dhimbje koke, dëmtohet sërish lojtari i “Bardhezinjve”…

Delo.autor

LIVE/ Kategoria e Parë, Grupi B: Kanë nisur takimet, njihuni me të gjitha rezultatet

Isa.Autor

PLAS NË ARGJENTINË/ Ja momenti kur trajneri përplaset me arbitrin e katërt! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment