Futboll Shqipëri Sport

MIQËSORJA E YJEVE NË “AIR ALBANIA”/ Ish-sulmuesi i Kombëtares: Nuk maten yjet me kandarin e Lilës…

Ndeshja e bamirësisë “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku” që do të zhvillohet ditën e nesërme në stadiumin “Air Albania” ka zhgënjyer një pjesë të madhe të ish futbollistëve të Kombëtares, të cilët e kanë shprehur hapur pakënaqësinë për listën e lojtarëve të ftuar që do të përfaqësojnë Shqipërinë.

Luci-Roland

Një ndër ta është edhe Roland Luçi! Nëpërmjet një statusi në faqen e “Facebook”-ut, ish-sulmuesi i Kombëtares, ka shpërthyer duke sulmuar organizatoret e këtij eventi bamirësie.

SHPËRTHIMI I ROLAND LUÇIT:

Per aktivitetin bamires te neserm qe uroj te shkoje sa me suksesshem, nuk e kam pare listen e yjeve te Kombetares shqiptare, sigurisht yjeve te matur me kandarin e Sindikates se futbollisteve qe del hapur si dordolec i Federates ne kete rast, por pashe disa reaksione mbasi mora vesh se shume kishin mbetur “mbrapa listes”, dhe per pasoje kane lindur diskutime.
Po aq e veshtire ishte tu dergohej atyre qe mendohen te aktivizohen ftesa reale, kurse gjithe te tjereve per kortezi nga nje ftese fiktive? Pse kandari i Andi Liles apo ndonje miopi tjeter qe merr rrogen ne Federate eshte ai qe percakton kush eshte yll e kush satelit?
E me ftesa per te gjithe, duke filluar me Bizin e madh, paçka se s ka asnje shans qe te luaj, bile as ta shikoj aktivitetin, por mund te pershendeste nga tribuna se do te ndihej pjese e tij, e keshtu s do te kishte as diskutime, supozime e mallkime.

Nejse une ne fakt e kisha tjeter kund.
Shikoni, ylli me i madh mungonte dhe askush nuk e permend, ylli pa te cilin do e shihnim Europianin ne enderr.
Ismail Morina, Ballisti i famshem i tre pikshit serb dhe dronit te Beogradit ishte ai qe na dergoi ne Europian dhe ai duhej te ishte simbolikisht aty, ne krye te sofres.

Roland Luci

Related posts

FITUESI I “GOLDEN BOY”/ Joao Felix i jep fund karrierës së Pique, shikoni si e turpëron (VIDEO)

Delo.autor

PAS TRANSFERIMIT TEK…/ Tifozët e mirëpresin Peter Crouch me një kryevepër (FOTO)

Delo.autor

“PARTIZANI DO TË JETË NDRYSHE”/ Allmuça: Kupa si shpëtim për Dinamon

Delo.autor

Leave a Comment