Moto GP Sport

MOTO GP/ Nga operacioni në palestër, piloti Marc Marquez mesazh rivalëve

Rikuperimi pas operacionit të kryer në shpatullën e djathtë, në fund të nëntorit, po shkon mjaft mirë. Piloti spanjoll Marc Marquez duket se ka lënë pas krahëve ditët e ëvshtira pas operacionit dhe ka nisur nga puna për sezonin e ri.

Kampioni i botës në Moto GP, synon të jetë gati më 7 shkurt, kur do të nisin testet e para dimërore në Sepang. Piloti spanjoll i Honda ka disa ditë që ndodhet në palestër, ku po hedh hapat e para të fazës përgatitore për vitin 2020, ku do të synojë rekordet e Rossit.

Marquez synon të mos ketë shqetësime në shpatull kur të nisin testet e para dhe të jetë në 100% të formës në garën e parë sezonale. “Po bëj progres të madh pas operacionit”, shkruan Marquez.

Related posts

DERBI/ Inter ndëshkon Milanin, “silura” e Lautaro-s mposht Maignan (GOLI)

F.autor

Idrizi flet pa “doreza”: Flamurtari, kurrë ekip zvarranikësh dhe pushtetarësh

Sadik.Autor

Isco: E patë Gjermaninë?! Më mirë mos flisni për favoritë në këtë Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment