Moto GP Sport

MOTO GP/ Rrëfen “Doktori” Rossi: Në vitin 2006 isha shumë pranë kalimit në Formula 1

Në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”, piloti italian i Moto GP, Valentino Rossi, ka folur në lidhje me shansin që ka patur për të pilotuar në Formula 1. Në vitin 2006, ai ka zhvilluar një test me makinën Ferrari, që i ka propozuar më pas edhe një kontratë për vitin 2007, si piloti i testeve.

“Në vitin 2006 isha shumë pranë transferimit në Formula 1. Më saktë, kjo gjë ndodhi pas testeve që zhvillova me makinën Ferrari, në Valencia. U ulëm në një tavolinë dhe biseduam me drejtuesit e Ferrarit, për qëllimet që ata kishin”, tha Rossi.

“Qëllimi i tyre ishte serioz, ashtu sikurse edhe programi që kishin. Por ata nuk donin që të pilotoja direkt një Ferrari, por një makinë më të avashtë, për të fituar përvojë. Reflektova për propozimin që më bënë, por në fund vendosa të qëndroj në Moto GP me Yamaha”, tha Rossi.

Related posts

MOMENTE GAZMORE/ Mesfushori Asani e “pëson” nga miku i tij, ja çfarë i ndodh… (VIDEO)

Delo.autor

REALI SHTANGET NË “BERNABEU”/ Manchester City drejt çerekfinaleve

F.autor

CHAMPIONS/ 30 sekonda në fushë, Okugawa barazon Bayernin pas gabimit të Lewandowskit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment