Futboll Premier League Sport

MOURINHO PESHKON NË ITALI/ Tottenham futet në garë për yllin e “Kuqezinjve”…

Merkatoja e Milanit duket mjaft intensive, sidomos sa i përket largimeve, ku spekulimet janë të shumta. Lojtari më i përmendur si një largim i mundshëm është padyshim Piatek, i cili me ardhjen e Ibrahimovic do të ketë më pak hapësira në formacion.

Drejtuesit kuqezi kanë vendosur edhe që ta nxjerrin në shitje sulmuesin, me ofertat e para që kanë mbërritur për të. Aston Villa, West Ham dhe Newcastle, por jo vetëm. Së fundmi, “The Guardian” shkruan se në garë është futur edhe Tottenham i Jose Mourinhos.

Gjelat e Londrës janë të gatshëm të ofrojnë deri në 35 milionë euro, që është edhe shuma që kërkon Milan për të liruar Piatek. Tashmë, mbetet për t’u parë se sa i vërtetë është ky spekulim dhe se sa do të konkretizohet, me Piatek që duket gjithnjë e më larg “San Siros”.

Related posts

Rrëfehet Pellegrini: Te Reali më thanë se disa lojtarë duhet të luanin me…

Sadik.Autor

SHREWSBURY TOWN-LIVERPOOL/ Klopp me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MOMENTE PANIKU PËR LOJTARIN ATALANTAS/ Bie aksidentalisht në pishinë dhe dëmtohet në kokë. Dërgohet me urgjencë në spital

Delo.autor

Leave a Comment