Boks Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Ja ndaj kujt do t’i mbrojë titujt Anthony Joshua

Anthony Joshua dhe menaxheri i tij Eddie Hearn kanë arritur marrëveshjen që boksieri britanik të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë ndaj bullgarit Kubrat Pulev. Ky i fundit është i mandatuar nga IBF.

Dy boksierët kanë afat deri më 31 janar për të arritur një marrëveshje, por duket se palët e kanë zgjidhur më herët këtë ngërç. Pulev, 38 vjeç, nuk konsiderohet një rival i vështirë për Joshua.

“Ne jemi shumë pranë marrëveshjes dhe tani jemi duke kërkuar për një vend se ku do ta zhvillojmë këtë sfidë”, u shpreh Eddie Hearn.

Gjasat janë që kjo përballje të zhvillohet në Britaninë e Madhe edhe pse nuk pritet të ketë shumë sukses, duke qenë se konsiderohet një sfidë e lehtë për britanikun.

Related posts

“CIES” PUBLIKON LISTËN/ Renditja e klubeve që kanë kushtuar më shumë, dy skuadra dominojnë

Delo.autor

SFIDA ME LIVERPOOLIN/ Rakitic deklaron: Rezultati më i mirë do të ishte 5-0, por…

Delo.autor

“QEVERIA ITALIANE NUK E MBYLL DOT KAMPIONATIN”/ Igli Tare në kundërsulm: Lojtarët janë gati, të dielën festuan të gjithë…

Delo.autor

Leave a Comment