Sport

NBA/ Clippers mposhten nga Kings, fitojnë Boston dhe Toronto

Rindizen prozhektorët e Staples Center tashmë pa praninë e një legjende si Kobe Bryant që ka bërë historinë mbi këtë parket. Në sfidën e rivalëve të Lakers, Los Angeles Clippers ndaj Sacramento Kings u paraqitën edhe dy fanellat e 16-herë kampionëve të NBA, me numrat 8 dhe 24 më të cilët Bryant ka arritur suksese të madhe, ndërkohë që ndeshja u luajt në një klimë surreale për tragjedinë që i ndodhi ish-yllit të Lakers-ave. Jeta vazhdon dhe Clippers iu rikthyen parketit, por pa Kawhi Leonard skuadra e Doc Rivers u mposht lehtësisht nga Sacramento Kings me rezultatin 103-124. Diferencën në këtë sfidë e bëri Fox me 34 pikë 3 rebound dhe 8 asiste, ndërkohë që për Clippers më i miri mbi parket ishte Lou Williams me 22 pikë.

Vijon kriza e Golden State Warriors që pësoi humbjen e 15-të në 16 ndeshjet e fundit pasi u thye nga Boston Celtics me rezultatin 119-104. Në suksesin e 32-të sezonal të skuadrës më të titulluar të NBA, më i miri mbi parket për Bostonin ishte Gordon Hayward me 25 pikë 8 rebound dhe 3 asiste. Vijon forma e shkëlqyer e Toronto Raptors. Kampionët në fuqi të NBA siguruan fitoren e 9-të radhazi pasi triumfuan në transfertën ndaj Cleveland Cavaliers me rezultatin 109-115. Serge Ibaka me 26 pikë dhe Kyle Lowry me 23 pikë ishin dy heronjtë e padiskutueshëm të skuadrës kanadeze në këtë duel. Trae Young ishte thjeshtë fenomenal në fitoren 127-117 të Atlanta Hawks ndaj Philadelphia 76-ers. Me 39 pikë 6 rebound dhe 18 asiste talenti i skuadrës nga Georgia mori për dore Atlantan duke e udhëhequr drejt suksesit të 13-të në këtë sezon, por pavarsisht fitores skuadrës nga Georgia mban vendin e fundit në renditjen e konferencës së Lindjes.

Related posts

E ARDHMJA E ISCO LARG SPANJËS/ Shuhet ëndrra e Ancelotti-t, menaxheri zbulon të ardhmen e yllit

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Partizani mposhtet nga Basel dhe mbyll rrugëtimin në Europë

Delo.autor

Lamtumira e mundshme e Cristiano Ronaldos dhe “efekti domino” në Europë

Isa.Autor

Leave a Comment