Futboll Seria A Sport

NDESHJA NDAJ NAPOLIT/ Mesfushori Sensi nis nga minuta e parë, ja formacioni i mundshëm i Contes

D’Ambrozio KO, Azamoahn do ta rishohim prapë, por në stol. Së bashku me ganezin do të jenë edhe Sançez dhe Barela. Lojtari tjetër që mungoi me afat të gjatë, Sensi, do të niset nga minuta e parë në fushë.

Dalëngadalë infermieria e Interit po zbrazet dhe Antonio Konte shumë shpejt do t’i ketë të gjithë në gatishmëri, duke nisur nga përballja e radhës kundër Napolit.

I vetmi dyshim për mbrëmjen e sotme mbetet ai mes Galjardinit dhe Vesinos, me ish-futbollistin e Atalantës në avantazh kundrejt shokut të repartit. Për pjesën e mbetur, moduli 3-5-2 i zakonshëm me Handanoviçin në portë, Godinin sërish mes titullarëve (në mbrojtje përkrah De Vrajt dhe Shkriniarit) dhe Kandrevën e Biragin në korsitë anësore.

Inter formacioni i mundshem

Në të kundërt të sfidës së kaluar kundër Xhenoas, rikthehen nga skualifikimi Brozoviç (si “regjisor”) dhe Lautaro. Ky i fundit do të formojë dyshen e sulmit me Lukakun.

Related posts

MOURINHO RIKTHEHET NË MANCHESTER/ Shikoni si e presin portugezin në “Old Trafford” (VIDEO)

Delo.autor

LUFTA/ Jo vetëm Klitschko e Usyk, një tjetër ish-kampion bote iu bashkuar ushtrisë ukrainase

Delo.autor

Milan sfidon Interin dhe Juven për super yllin e Romës

Sadik.Autor

Leave a Comment