Futboll Seria A Sport

NDESHJE E SHKËLQYER NDAJ VERONËS/ Ja vlerësimi që merr “Gardiani” Berisha nga media italiane

Etrit Berisha ka dhuruar një performancë të shkëlqyer ditën e djeshme, kur skuadra e tij Spali u mposht me rezultatin 2-0 nga Verona.

Pavarësisht pësimit të golave, Berisha ishte lojtari më i mirë në fushë, teksa bëri disa pritje me të vërtetë të shkëlqyera, duke i mohuar disa herë golin kundërshtarit, me topa të cilët dukeshin të sigurtë që do të shkonin ën portë.

Portali i njohur italian “Tuttomercatoweb”, e ka zgjedhur Berishën si lojtarin më të mirë të ndeshjes, duke e përfshirë edhe në formacionin më të mirë të javës në Serie A.

Së bashku me gardianin kuqezi, në formacionin e javës është edhe Amir Rrahmani, i cili është një siguri në mbrojtjen e Veronës, dhe përpiqet disa herë të shënojë. Edhe dje shtatlarti kosovar kishte disa raste shënimi, por ishte pikërisht Berisha që bëri heroin duke ia ndalur gjuajtjet.Rrahmani NapoliTë dy shqiptarët janë përzgjedhur në formacionin e javë, teksa vendosen përkrahë emrave të mëdhenj si Ronaldo e Lukaku, të cilët gjithashtu shkëlqyen në javën që lamë pas.

Related posts

NGA JUVENTUSI DERI TEK LOJTARI MODEL/ Joao Cancelo rrëfen: Kur stërvitesh me më të mirët…

Delo.autor

GJYQI NË CAS PËR VENDIMIN E UEFA-S/ Klubi Skënderbeu reagon: Të gjitha ato që fliten janë vetëm…

Delo.autor

VIDEO/ Chelsea në avantazh ndaj Arsenal, Hazard autor i golit

Q.Autor

Leave a Comment