Futboll Sport

HUNGARI-FRANCË/ Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat (FORMACIONET ZYRTARE)

Në ndeshjen e dytë në Grupin F të UEFA “Euro 2020”, Hungaria dhe Franca do të gjejnë përsëri njëra-tjetrën pas 16 vitesh. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat, që do të kërkojnë të marrin maksimumin, por duke parë diferencat mes lojtarëve, Franca është favorite absolute, jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe për të fituar Europianin.

Të gjitha ndeshjet e Francës në Hungari kanë qenë në Budapest. Bilanci në këtë qytet është 6 humbje, 1 fitore e po aq barazime ndërsa e sotmja do të jetë përballja e parë në “Pushkash Arena”.  Hungaria përballet me Francën për herë të parë që nga një humbje miqësore 2-1 në Metz, më 31 maj 2005, me golat e Xhibril Sisesë dhe Floro Maludasë teksa për vizitorët shënonte Zombor Kerekes.

Franca ka humbur në Budapest 13-1 në qershor 1927 me gjashtë gola nga Xhozef Takaçsh, që akoma sot është fitorja më e madhe e Hungarisë ndonjëherë. Kjo është ndeshja e pestë në Kampionatin Europian të UEFA-s midis dy ekipeve. Hungaria ka ngadhënjyer tri herë dhe barazuar një herë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Hungari: Gulacsi, Botka, Fiola, Kleinheisler, Nagi, Nego, Orban, Sallai Shafer, Atila Szalai, Adam Szalai.

Franca: Loris, Dinje, Kimpembe, Varan, Pavar, Kante, Rabio, Pogba, Mbape, Grizman, Benzema.

Related posts

“TANI JUVENTUS NUK NA INTERESON”/ Marcelo Brozovic “thumbon”: Duam t’i tregojmë forcën gjigantit…

Delo.autor

Real Madrid, Isco largohet vetëm nëse ai qëndron. Juventus…

Q.Autor

RAYO VALLECANO-REAL MADRID/ Anceloti: Basti për titull? Jemi duke bërë mirë në kampionat dhe…

Delo.autor

Leave a Comment