Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NDRYSHON HIERARKIA NË KOMBËTARE/ Duka gradoi Hysajn kapiten të Kombëtares, ja si reagon Mërgim Mavraj

Hierarkia në Kombëtaren shqiptare të futbollit është komentuar shumë dhe ka ndryshuar shpesh kohët e fundit. Kjo, për vetë faktin se me përfundimin e Europianit dhe me tërheqjen e Lorik Canës nga futbolli, atëherë mbeti në dorën e Kristian Panuçit vendosja e rregullave të Reja. 

SHIRITI – Asokohe, kapiten i Kombëtares ishte Ansi Agolli, ndërsa për trajnerin e Kombëtares u vendos një rregull që shiritin e mban lojtari me numrin më të madh të prezencave. Teksa mbrojtësi i majtë nuk luante dhe më vonë edhe nuk ftohej, nisi edhe shëtitja e shiritit, teksa Mavraj më pas u gradua me shiritin e kapitenit.

Mirëpo, së fundmi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me një deklaratë në prestigjiozen italiane “Gazzetta Dello Sport”, e gradoi Elseid Hysajn si kapitenin e kuqezinjve. Lidhur me këtë deklaratë, gazeta ka kontaktuar ekskluzivisht me Mërgim Mavrajn. I pyetur nëse kishte ndonjë informacion, ndonjë komunikim apo ndonjë sinjal për këtë vendim të publikuar nga kreu i FSHF-së, mbrojtësi përgjigjet.

mavraj duka

“Nuk kam asnjë reagim. Respektoj fjalët dhe vendimin e tij”, është përgjigjur mbrojtësi kuqezi ekskluzivisht për gazetën. Si çdo herë, Mavraj është prej atyre lojtarëve që i merr me shumë sportivitet vendimet që kanë të bëjnë me të, kur bëhet fjalë për Kombëtaren. Edhe ky është një virtyt prej kapiteni të vërtetë.

Related posts

LAJMI I DITËS/ Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Hungari

Delo.autor

PËRBALLJA NDAJ REAL MADRID/ Guardiola mendon planin kundër Zizu, ka një as nën mëngë

Delo.autor

Flamurtari përmbys Tiranën në fund, titulli një fitore larg

Sadik.Autor

Leave a Comment