Futboll La Liga Sport

NGA HICI NË YLL TEK REAL MADRID/ Mesfushori Casemiro tregon vuajtjet e kaluara në fillimet e tij

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, është prej atyre lojtarëve që e ka nisur nga ekipi i dytë i madrilenëve për t’u ngjitur në majë të  botës. Braziliani u ble nga Sao Paulo për 6 milion euro duke qenë ndoshta një ndër blerjet më të mira të skuadrës spanjolle.

Ai e nisi karrierën e tij duke luajtur me ekipin B, më pas kaloi në ekipin e parë duke u kthyer në futbollist lider. 27-vjeçari shihet si i pazëvendësueshëm në skemat e trajnerit Zinedine Zidane. “Njerëzit më pyesin se si është të luash me Castillen dhe më pas të kalosh në ekipin e parë.

“Unë u them gjithmonë se është një ëndërr për të gjithë. Atje ka lojtarë që kanë firmosur për 6 milion, 80 milionë, 50 apo 45… Është një ëndërr për të gjithë që të shkojnë në Madrid si yje.

“Nuk e kisha aspak problem që do të luaja në ekipin e dytë, pasi i dija vlerat e Real Madridit si klub. Ishte një nder dhe kënaqësi e madhe për mua. E kam shijuar atë kohë, madje kam mësuar shumë prej asaj periudhe, madje dhe anën e errët të futbollit”, – tha Casemiro.

Related posts

PASI FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Maldini është gati të qëndrojë te Milani, por me disa kushte

Delo.autor

RONALDO u largua, Real Madridi merr vendimin “qesharak”

Isa.Autor

Iu ka marrë malli për Kupën e Botës? Ja 10 golat më të bukur nga “Rusi 2018” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment