Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Mercedes nuk shqetësohet për mungesën e Hamilton: Kemi një yll të ri në ekip

Lewis Hamilton nuk mori pjesë në garën e zhvilluar në Bahrein ditën e diel, pasi u infektua me Covid-19. Piloti britanik ndodhet ende i izoluar në nje hotel në këtë vend, ndërkohë që e gjithë skuadra ka udhëtuar për në Abu Dhabi, ku pas 10 ditësh do të zhvillohet gara e fundit sezonale në Formula 1.

Toto Wolff, shefi i Mercedes, është optimist se Hamilton do të jetë në garën e fundit sezonale. “Ai është i izoluar në dhomën e një hoteli dhe kjo nuk është diccka e mirë. Mendoj se është në rryugën e duhur për t’u rikthyer në pistë. Ndoshta që këtë javë mund të jetë negativ”, tha Wolff.

Hamilton duhet të dalë negativ në dy teste anti-Covid radhazi. Në garën e fundit ai u zëvendësua nga patrioti i tij George Russell. “George bëri një garë të mirë, duke e zëvendësuar denjësisht Hamilton dhe ky është një lajm i mirë, pasi po lind një kampion i ri. Jemi krenar për zgjedhjen e  bërë”, tha Wolff.

Related posts

CAPELLO MBËSHTET GATUSSON/ Paralajmëron edhe rivalin tjetër të “Djajve të Kuq”

Isa.Autor

FLITEJ PËR LARGIMIN NGA BESIKTAS/ Karius hedh poshtë të gjitha aludimet

Isa.Autor

MOTO GP/ Marquez “garon me veten”, dominon në Aragon dhe prenoton titullin

Delo.autor

Leave a Comment