Futboll Shqipëri Sport

NDESHJET E NËNTORIT/ Pas Ismajlgeci, Edi Reja fton edhe një tjetër kampion “bardheblu”

Situata kaotike për shkak të Koronavirusit, po i hap rrugën futbollistëve të Kategorisë Superiore, për të veshur fanellën e Kombëtares.

“Panorama Sport”, mëson se pas mbrojtësit të majtë, Marse Ismajlgeci, një tjetër mbrojtës i Tiranës, ka marrë ftesë për të qenë pjesë e kuqezinjve për ndeshjet e muajit nëntor. Bëhet fjalë për futbollistin pogradecar Erjon Hoxhallari, i cili do të jetë nën urdhrat e trajnerit Edi Reja, për miqësoren e 11 nëntorit ndaj Kosovës si dhe për 2 përballjet e Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

Kujtojmë që roli i tyre natyral është i njëtë, mbrojtës i majtë. Por, sezonin e fundit, Hoxhallari u natyralizua në qendër duke bërë mjaft mirë.

Ftesa ka ardhur në klub, ndërkohë që këtë fakt pritet ta konfirmojë vetë trajneri ditën e nesërme në konferencën për shtyp. Ekziston mundësia që në orët në vazhdim të ketë edhe një njoftim në faqen zyrtare të FSHF-së.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Ylli i PSG humb durimin, Arsenal është gati të përfitojë

Delo.autor

SKANDALI I DREJTËSISË/ Rudi Vata 12 vite në dyer të institucioneve për të fituar pronat e tij

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” E RADHËS/ Nga Spanja zbulojnë: Atëherë do të largohet CR7 nga Juventus!

Delo.autor

Leave a Comment