Futboll Kategoria Superiore Sport

NJË KALENDAR LUKSI PËR TË KAPUR KREUN/ Ja 4 përballjet e radhës të Tiranës (FOTO)

Tirana ka kalendar luksi në katër javët e Superiores dhe dy ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Nga gjashtë takime që ajo luan prej datës 22 deri në datën 12 shkurt, katër prej tyre i luan brenda dhe dy prej tyre jashtë. Kështu, Tirana e nis në “Selman Stërmasi” me Bylisin dhe vazhdon pas katër ditësh me Luftëtarin, po në kryeqytet.

Tirana miqesore

Më pas Superiorja ndalet, sepse skuadrat do të luajnë në Kupën e Shqipërisë, ku Tiranën e pret Kastrioti në Fushë-Krujë. Menjëherë pas ndeshjes që luhet në datën 29 janar, Tirana rikthehet në shtëpi dhe luan kundër Teutës në kampionat. Një javë më pas, pikërisht më 7 shkurt, bardheblutë udhëtojnë në Shkodër për takimin e parë jashtë fushe pas ndeshjes në Superiore, ndërsa më 12 shkurt mbyll turin e forcës me një ndeshje në shtëpi kundër Kastriotit.

kalendari

Objektivat – Është e qartë se Tirana ka objektiva të mëdha. Do të fitojë Kupën e Shqipërisë dhe të dalë kampione. Me shumë mundësi, kalimi i turit të Kupës ndaj Kastriotit do të jetë formalitet. Ndërkohë që në tri takimet e para të Superiores me Bylisin, Luftëtarin dhe Tiranën kërkohen pikë të plota. Bardheblutë këtë kampionat me Bylisin janë mundur 1-3 dhe në atë takim u shkarkua Ardian Mema.

Me ballshiotët mbyllet faza e dytë. Tirana ka marrë pikë të plota me Luftëtarin dhe ka barazuar me Teutën në dy ndeshjet e këtij kampionati. Shkurt, skuadra bardheblu kërkon 9 pikë në tri ndeshjet e para në Superiore dhe kualifikimin në turin tjetër të Kupës.

Tabuja – Që të marrë pikë, Tirana duhet të thyejë një tabu të madhe. Të fitojë katër ndeshje rresht. Këtë fakt, skuadra e Egbosë nuk e përsërit prej periudhës dhjetorshkurt 2015-2016, kur bardheblutë mundnin në transfertë Kukësin, Tërbunin dhe Laçin dhe fitonin në shtëpi me Bylisin.

Skuadra, që të fitojë gjashtë ndeshje rresht, duhet të kthehet në 2014-ën, por kjo pak rëndësi ka. Tirana duhet të përsërisë veten në fazën e parë dhe është në rregull. Tri fitore rresht brenda në shtëpi do ta ngjisnin pa dyshim në krye të renditjes së Kategorisë Superiore, duke e kthyer në pretendenten kryesore për të fituar titullin. Tani kalendarin Tirana e ka në favor, duhet të jenë futbollistët ata që të bëjnë diferencën në fushën e lojës

Related posts

Modesti Strakosha, zbulon për çfarë mendojnë te Lacio

Sadik.Autor

Besiktas i kërkon Realit, Gutin dhe Hakimin

Sadik.Autor

UEFA publikon formacionin e javës në Ligën e Kampionëve, dominon Roma

Sadik.Autor

Leave a Comment