Futboll Sport

NUK DO JETË AQ I QETË TË HËNËN/ Bordi drejtues i Barcelonës do mblidhet për të vendosur për Valverden

Humbja e Barcelonës në kuadër të Superkupës së Spanjës duket se nuk është pritur aspak mirë nga bordi drejtues i kësaj skuadre.

Prej kohësh, kritikat për trajnerin Ernesto Valverde janë të shumta, me tifozët që duan largimin e tij, por bordi qëndronte neutral.

Pas humbjes së mbrëmshme ndaj Atletico Madridit, duket se gjërat kanë ndryshuar paksa për trajnerin.

Pozita e Valverdes është në rrezik dhe bordi drejtues i Barcelonës do të mblidhet të hënën.

Mbrëmë, trajneri i Barcës është shprehur i qetë kur është pyetur për shkarkimin e mundshëm, por duket se ai nuk do të jetë aq i qetë të hënën.

Related posts

E mbani mend sulmuesin shqiptar që vdiq në vitin 2010 si Astori? Ja kush ishte dhe si ndodhi tragjedia

Q.Autor

“I LUMTUR QË I MBIJETUAM JAVËS”/ Brdaric: Të gjithë presin me padurim të ndeshemi me Tiranën

Delo.autor

COVID-19/ Shërohen dhe nisin stërvitjen tre futbollistë të Genoas, 14 të tjerë ende në izolim

Delo.autor

Leave a Comment