Futboll Sport

INTER PRENOTON MARASH KUMBULLËN/ Verona gati të lëshojë mbrojtësin e kombëtares shqiptare

Marash Kumbulla ka shumë gjasa që në merkaton e verës të bëhet zikaltër. Mediat në Itali shkruajnë se Interi i Antonio Conte-s ka parakaluar Napolin për sigurimin e shërbimeve të mbrojtësit shqiptar, i cili më tetë shkurt mbush 20 vjeç.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sport’ në krahasim me Napolin, Interi ka lëvizur gurin vendimtar për të fituar ankandin. Vetë klubi i Verona-s ka lënë një korsi preferenciale për zikaltërit, por vendimtare do të jetë ajo që do të ndodhë me talentin Frederico Dimarco, i cili do të lëvizë në krahë të kundërt.

Talenti në pronësi të Interit kërkohet të blihet përfundimisht nga Verona, në mënyrë që më pak këta të fundit të hapin plotësisht krahun për Kumbullën. Te zikaltërit futbollisti i kombëtares shqiptare shihet si një futbollist i perspektivës, aq më shumë kur te Verona luan në mbrojtjen me tre, njëjtë si skema e Conte-s te Interi.

Marash Kumbulla është një prodhim i akademisë së Verona-s, ndërsa këtë sezon ka fituar vendin e titullarit, por për shkak dëmtimesh është aktivizuar në 12 ndeshje në të gjithë kompeticionet, teksa ka shënuar edhe një gol në ‘Seria A’. Ndërkohë me Shqipërinë 19-vjeçari është aktivizuar vetëm në një ndeshje, atë të tetorit të fituar 4-0 kundër Moldavisë.

Related posts

Lazio kërkon shumë për Milinkoviç-Saviç, “stepen” klubet e mëdha

Sadik.Autor

Asensio mendon largimin nga Reali, pëlqen ofertat e Premier Leagues

Sadik.Autor

“NUK KAM ASNJË KONFLIKT ME PIOL”/ Rrëfen mesfushori Kessie: Ja pse nuk më thirri për ndeshjen ndaj Juventus

Delo.autor

Leave a Comment