Futboll Premier League Sport

“NUK GJETËN ASGJË ME VLERË PËR TË VJEDHUR”/ Media prestigjoze angleze tallet keq me ish-yllin e Arsenal (FOTO)

Ka shumë mundësi që Denis Suarez kërkon ta harrojë të kaluarën e tij tek Arsenal, por anglezët nuk e mendojnë kështu, duke parë se Daily Mail vazhdon të shkruajë për të.

Ka qenë pikërisht një artikull i publikuar nga e përditshmja angleze që ka bërë të shpërthejë mesfushorin spanjoll, i cili luan aktualisht me Celta Vigo-n.

25-vjeçari  ka pësuar një vjedhje kohët e fundit në shtëpinë e tij, por Daily Mail e ka raportuar lajmin duke specifikuar se hajdutët janë larguar duarbosh pasi nuk kanë gjetur asgjë me vlerë për të vjedhur.

Megjithatë, Denis Suarez është zemëruar për pasqyrimin që i është bërë lajmit në versionin online, ku është shkruar:

“Shtëpia e Denis Suarez, dështim i Arsenal-it, është sulmuar nga hajdutët… që kanë vendosur të mos marrin asgjë, sepse nuk kishte asgjë me vlerë për të marrë!”.

Lojtari ka reaguar duke shkruar në profilin e tij në Twitter: “Çfarë gazetarie është kjo? E neveritshme. Tregoni pak respekt”.

Related posts

AKTUALISHT ËSHTË PA SKUADËR/ Trajneri Shkëmbi gati t’i japë fund papunësisë, konfirmon bisedimet me klubin…

Delo.autor

FITOJNË ME PËRMBYSJE/ Dopieta e Firminos dhe Manes ndjek rivalin në krye të renditjes

Delo.autor

“NA DUHEN 5 LOJTARË PËR T’U RIKTHYER NË SUPERIORE”/ Futbollisti i Flamurtarit: Kategoria e Parë me një grup, më interesante

Delo.autor

Leave a Comment