Ekskluzive Futboll La Liga Sport

SHKARKIMI I VALVERDES/ Kush nga lojtarët u trishtua, ironizoi e kush e… injoroi

Barcelona vendosi të shkarkonte zyrtarisht Ernesto Valverden. Rezultatet e fundit në kampionat por edhe eliminimi në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madrid kanë detyruar presidentin Josep Maria Bartomeu të shkëpusë marrëdhëniet me Valverden.

Edhe pse përflitej se marrëdhëniet me Messin gjatë fundit nuk ishin të mira, duket se “pleshti” vërtetoi të kundërtën teksa me anë të një postimi e falenderoi dhe i uroi suksese në aventurën e re.

Postimi

“Faleminderit për gjithçka, zotëri. Jam i sigurt që do të bëni mirë kudo që të shkoni sepse, duke qenë një profesionist i shkëlqyeshëm, ju jeni një person i mirë. Fat të mbarë dhe një përqafim të madh.”

Gracias por todo, míster. Seguro que te irá genial allá donde vayas porque, además de ser un gran profesional, sos una…

Gepostet von Leo Messi am Dienstag, 14. Januar 2020

Njëjtë si ai, edhe Luis Suarez kishte disa fjalë për Valverden

“Shumë faleminderit zotëri për të gjitha momentet që kemi kaluar së bashku si profesionistë. Unë kam mbetur me të gjitha gjërat pozitive që më mësove dhe me qenien e madhe njerëzore që je. Faleminderit për ju dhe gjithë stafin tuaj për profesionalizmin. Ju uroj fat të mbarë për gjithçka që vjen në të ardhmen !!!”

Muchas gracias mister por todos los momentos que vivimos como profesionales. Me quedo con lo positivo que me enseñaste y…

Gepostet von Luis Suarez am Dienstag, 14. Januar 2020

Arthur Melo

Sot është një cikël i një personi shumë të rëndësishëm që nga ardhja ime tek Barcelona. Unë jam këtu për të falënderuar trajnerin Ernesto Valverde që më mirëpriti aq mirë në këtë klub. Ishte thelbësore në adaptimin tim në Spanjë.”

Vlen të përmendet një postim i Frenkie De Jong vetem 3 minuta pas shkarkimit të Valverdes teksa shkruante: Rikthehemi tek trajnimi.

Pas reagimeve të shumta, hollandezi ka fshirë postimin në “Twitter”.

Ende nuk kanë reaguar për shkarkimin e trajnerit Valverde nga stoli i Barcelonës:

Gerard Piqué

Jordi Alba

Antoine Griezmann

Ousmane Dembélé

Arturo Vidal

Sergi Roberto

Samuel Umtiti

Norberto Murara Neto

Sergio Busquets

AlpeSport.al

Related posts

DRIDHEN ZIKALTRIT/ Zëvendësuesi i ROBBENIT, BAYERNI e “gjen” tek INTERI

Isa.Autor

U LARGUAN PAS DY SEZONESH/ Tirana falënderon Kale dhe Torasën: Do të jeni gjithmonë shokë skuadre dhe…

Delo.autor

128 NDESHJE DHE 9 GOLA/ Konsiderohet “Vieira e ri”, Roma nis kontaktet me mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment