Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME LUFTËTARIN/ Trajneri Duro: Duhej fitorja patjetër, nuk ishte…

Shpëtim Duro ka folur menjëherë pas nbdeshjes me Luftëtarin, ku Kukësi dështoi të fitojë teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0. Duro u shpreh:

Çfarë nuk funksionoi sot?

Të arrish fitoren duhet sakrificë dhe agresivitet. Pjesa e parë ka qenë jashtë pritshmërive, pjesën e dytë kemi dominuar. Por nuk ia kemi dakë të shënojmë, ndaj një kundërshtari që na tregoi se futbolli është i çuditshëm. Është një skuadër që me të rinjtë të krijojn problem. Ia u kisha thënë edhe lojtarëve që të mos e merrnin si një ndehsje të lehtë.

Të gjitha ekipet kryesuese kanë pasur probleme me këto skuadra. Sot nuk pranohej ky hap fals. Futbolli duhet të fitohet në fushë jo me deklarata. Janë disa futbollistë që mendojë se janë dikush. Por fitorja arrihet duke luajtur. Ia u kam thënë lojtarëve që kanë luajtur me Luftëtarin, që këto djem akutal duan të afirmohen.

Qarkullimi i topit afër portës?

Ne kishim zotërim të topit, por ka pasur edhe momente të ngadalta. E kisha frikë pasi terreni ishte i keq sot. E ndjeja që do ta kishim të vështirë, pasi të krijon këto probleme të qarkullimit.

A ishte kjo ndeshja me dobët e Kukësit? A është një çështje përgjegjësie nga lojtarët?

Nuk jam dakord, çdo ndeshje ka historinë e saj. Janë këto çuna që e kanë çuar Kukësin deri këtu. Ne do të punojmë për të rregulluar këto. Deri dje kanë bërë paraqitje të mira dhe kanë arritur deri këtu. Duhej fitorja patjetër, nuk ishte ndeshja më e dobët, pasi skuadra luajti. Nuk ka justifikim pasi duhetj fituar.

Goli i anuluar?

Siç na kanë penalizuar ne, edhe në fazat e para. E kam parë në momentin e parë që gjyqtari në , që ka akorduar faul.

Related posts

Ndeshja kundër Realit, zbulohet sa do mungojë Neymar

Q.Autor

ÇFARË AKSION, SUPER GOL/ Zhbllokohet sfida Roma – Inter, shënon “afrikani i rilindur” (VIDEO)

Isa.Autor

JUVENTUS-ROMA/ Kumbulla titullar përballë Ronaldos, të dyja skuadrat kërkojnë fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment