Formula 1 Sport

Valtteri Bottas kritika skuadrës: Mercedes ka nevojë për modifikime

Të gjithë prisnin që në Kanada më i shpejti të ishte Lewis Hamilton, por në podium për makinën Mercedes u ngjit Valtteri Bottas, i dyti pas Vettel. Në prag të kësaj fundjave dhe garës që zhvillohet në Francë, piloti finlandez shpreson që të përsëritë të njëjtin rezultat dhe të jetë mes favoritëve për të fituar garën edhe pse e sheh makinën gjermane larg Ferrarit.

“Ne nuk jemi favoritë, ky është një fakt. Për fat, do të kemi në dispozicion motorin e ri, i cili na nevojitej në Kanada, por shpresoj që të kemi edhe disa modifikime të tjera, pasi çdo ekip po ndryshon dhe përmirësohet nga gara në garë, ndaj për ne po bëhet gjithnjë e më e vështirë”, tha Bottas.

Duke folur për rezultatet e Mercedes në garat e fundit, Bottas shprehet se nuk janë bërë hapa para. “Kur shkuam në Kanada besonim se do të dilnim mirë, pasi është një pistë e përshtatshme për ne, por doli e kundërta. Por edhe makina nuk u përshtat mirë, ndaj kemi nevojë që të bëjmë mjaft ndryshime për të qenë favoritë”, u shpreh Bottas.

Related posts

NDODH NË MAQEDONI/ Arbitri përsërit penalltinë, lojtari “lë nam” me stilin “Panenka” (VIDEO)

Delo.autor

“GIGS ËSHTË I VARUR NGA SEKSI”/ Akuza e vëllait të ish-lojtarit të Manchester United pas tradhëtisë me gruan e tij

Delo.autor

Përveç goleadës në Champions, edhe Lazio ”tërbon” Romën

Sadik.Autor

Leave a Comment