Futboll Seria A Sport

THUR ELOZHE PËR IBRAHIMOVIC/ Pioli: Brenda tij ekziston një motivim i pabesueshëm, që…

Milani, si një vit më parë, është në krye të renditjes, por Stefano Pioli, trajneri i kuqezinjve, preferon të mos shikojë shumë larg. “Ne gjithmonë synojmë të fitojmë ndeshjen e radhës. Klubi është gjithmonë i pranishëm, – tha ai për Dazn, – gjithmonë na mbështet. Është pranë nesh dhe na jep të gjithë mbështetjen e mundshme. Maldini, Massara dhe Gazidis jetojnë me ne çdo ditë, ata e dinë se kur duhet të ndërhyjnë”.

Pioli kujton momentet më të rëndësishme të karrierës së tij dhe shpjegon: “Unë kurrë nuk ua shpjegoj zgjedhjet e mia lojtarëve, ata e dinë që përpiqem të nxjerr në fushë ekipin më të mirë. Natyrisht, dera ime është gjithmonë e hapur, nëse duan shpjegime, mund të vijnë. Eksperiencat e kaluara më kanë mësuar shumë gjëra, pozitive dhe negative. Tani drejtoj Milanin, një nga klubet më prestigjioze në botë, ndaj qartësisht fokusi është shumë më i lartë”.

Për Ibrahimovic, trajneri kuqezi ka vetëm lavdërime: “Ai ka një mentalitet të madh dhe forcë të brendshme të pashtershme. Pavarësisht gjithçkaje që ka bërë, ende dëshiron të tregojë se është kampion, protagonist. Vetëm shikojeni se si po punon për t’i kapërcyer vështirësitë. Brenda tij ekziston një motivim i pabesueshëm, që ua transmeton të gjithëve.

Ajo që më befasoi ishte inteligjenca e tij e madhe dhe ndjeshmeria për të hyrë sa më qetë në një grup që ende nuk ishte formuar. Zlatan pret shume nga vetja dhe për këtë arsye gjithashtu kërkon shumë nga të tjerët. Ai ngre nivelin dhe të tjerët e njohin si një model që duhet ndjekur. Personalisht nuk kam hyrë në dhomat e zhveshjes që kur ai është aty”.

Related posts

ITALIA KAMPIONE E “EURO 2020″/ Mancini unik, batuta dhe fjalim motivues përpara finales, ja si publikon formacionin

Delo.autor

VENDIMATAR/ Ronaldo kalon Juventusi në epërsi ndaj Torinos dhe ndëshkohet (VIDEO)

Isa.Autor

Nisje për fizhekzjarre/ Skënderbeu-Partizani vjen me emocione dhe spektakël

Isa.Autor

Leave a Comment