Futboll Kategoria Superiore Sport

PËRBALLJA KLASIKE/ Kukësi-Partizani, duel me aromë titulli në “Air Albania”

Që në fillim të kampionatit nëse kishte dy ekipe që mendohej se do të rivalizonin me njëra-tjetrën për çështjen e titullit kampion ishin Kukësi dhe Partizani. Kampioni në fuqi dhe vendi i dytë. Ndaj përballjet mes tyre janë shndërruar natyrshëm në një klasike, aq sa tashmë do të hapin për herë të dytë në këtë sezon për një ndeshje të Superiores, dyert e impiantit të ri, Air Albania Stadium. E denjë për t’u luajtur në një arenë dinjitoze dhe e denjë për një sfidë titulli, kjo e kësaj të diele për të dyja ekipet shihet gjithashtu dhe si përballja që në mos vendimtare mund të ketë ndikim në garën për titullin. Kukësi jo vetëm do të ruante vendin e parë në renditje por do të kishte mundësi të kishte një shkëputje ndaj atyre që të paktën në një vështrim të parë shihen si rivalët kryesorë, ndërsa për Partizanin suksesi do të ishte i barazvlefshëm me mbërthimin e kundërshtarit dhe shndërrimin e garës për titullin në një duel dhe më të etshshëm.

2020-ta në start nuk është se solli atë që pritej në të dyja kampet. Debutimi i Sormanit në Korçë prodhoi humbje dhe pse për 40 minuta u duk sikur Partizani nuk kishte rivalë në fushë ndërsa kukësi bëri një ndalesë të papritur në gjirokastër në një sfidë që e mendonte të fituar dhe që në këtë përballje do të kishte bërë që të shkonte disi më i qetë. Gjithsesi për Kukësin dhe për Partizanin përvec se një sfidë titulli është e rëndësishme që dhe tifozeritë e tyre të përgjigjen në apel, jo vetëm për të mbushur impiantin dhe për të dhënë mbështetjen për skuadrat e tyre por për ta veshur tërësisht këtë sfidë me spektaklin që i takon një dueli titull.

Related posts

NGA SERIGIO RAMOS TEK MESSI/ Ligue 1 kompleton transferimet më të mira të merkatos së verës

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ I mjaftojnë 6 mintua lojë, Mbappe ndëshkon Kazakistanin (VIDEO)

Delo.autor

Ronaldo: Ja 5 lojtarët më të mirë. Befasi në deklaratën e “fenomenit”, mungon…

Delo.autor

Leave a Comment