Futboll Seria A Sport

PIONTEK DREJT ANGLISË/ Milani e zëvendëson me sulmuesin që qau kur kuqezinjtë blenë Matrin (FOTO)

Kaljari, Udineze dhe Bresha, me 24 janarin si afat përfundimtar. Janë pikërisht këto tri sfida që do të hedhin dritë mbi aventurën e Kristof Piontekut te Milani.

Piontek Milan

I ardhur një vit më parë për 35 milionë euro, sulmuesi e justifikoi investimin vetëm në gjashtë muajt e parë me fanellën kuqezi. Sezoni aktual nuk ka ecur aspak mirë për 24-vjeçarin që dy ndeshje nga fundi i fazës së parë ka shënuar vetëm katër herë, nga të cilat vetëm në një rast me aksion.

Durimi i drejtuesve duket drejt fundit, por po ashtu edhe ai i polakut. Në fillim kundërshtoi çdo propozim për një largim si i huazuar, por ardhja e Zlatan Ibrahimoviçit e ka kthyer numrin 9 në zgjedhje të tretë për trajnerin Pioli. Për Piontekun ka katër oferta konkrete, por më e vendosura duket ajo e Aston Vilës që është gati të investojë 32 milionë euro.

Përveç xhepave të Milanit, klubi nga Birmingemi do të mbushë edhe ato të sulmuesit, të cilit i garanton 4 milionë euro në sezon për pesë vitet e ardhshme. Në këto kushte, sfidat në kampionat me Kaljarin, Udinezen dhe Breshan do të jenë një udhëkryq për polakun, i cili nëse nuk lë gjurmë në asnjërën prej tyre, me shumë gjasa do të emigrojë në Angli.

piontek rebic

Aston Vila, përveç sulmuesit, u ka kërkuar kuqezinjve edhe Pepe Reinan. Ky i fundit pati deklaruar se Milani do të ishte klubi i fundit në karrierë, por një ofertë e mirë ekonomike për të dhe “Djallin” do të bënte që planet të ndryshonin e Reina së bashku më Piontekun të luanin në kampionatin e mbretëreshës Elizabetë.

PASUESI – Në rast të largimit të sulmuesit polak, Stefano Pioli do të gjendet me vetëm një pykë në organikë. Do të duhej një zëvendësues për Ibrën dhe ai është identifikuar tashmë.

Petagna

Bëhet fjalë për Andrea Petanjan, një lojtar 188 centimetra i formuar në akademinë e Milanit. Në vitin 2013 klubi hoqi dorë prej tij duke preferuar Alesandro Matrin, një zgjedhje e cila bëri të qante Petanjan, asokohe 17-vjeçar. Me 178 ndeshje dhe 42 gola në CV, sulmuesi rikthehet te Milani më i pjekur dhe gati për të dhënë kontributin e tij për skuadrën e zemrës.

Related posts

Reagim epik, shikoni gjestin e Maradonës kur po shkatërrohej Argjentina

Sadik.Autor

Merkato aktive e Milanit në verë, këto priten të jenë afrimet dhe largime

Sadik.Autor

GRINDJA ME MANE/ Salah zgjedh video-n që po bën xhiron e botës për tu pajtuar me shokun e skudrës

F.autor

Leave a Comment