Futboll Premier League Sport

PLANIFIKON BLERJEN E MADHE/ Liverpool gati të thyejë rekordin e transferimeve për talentin gjerman…

Liverpool mesa duket është duke planifikuar një blerje të madhe. Sipas spanjolles Mundo Deportivo dhe disa burimeve gjermane, kampionët e Champions League janë gati të ofrojnë 125 milionë euro për Kai Havertz gjatë verës.

Kjo do të ishte një shifër rekord e The Reds. Deri tani titullin e blerjes më të shtrenjtë e mban Virgil van Dijk, i cili u ble për rreth 85 milionë euro nga Southampton.

Kontrata e Haverts te Bayer Leverkusen skadon në vitin 2022. Pas paraqitjeve mbresëlënëse sezonin e kaluar, ku në 42 ndeshje shënoi 20 gola, 20-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane, ndër të tjera dhe Bayern Munich.

Klopp ka thënë se do të bënte vetëm blerje të studiuara, dhe thuhet të jetë bindur nga potenciali i madh i Havertz.

Related posts

Luajti me zemër, por dështoi/ MEZANI “fajëson” kundërshtarin: PARTIZANI ka krahë të shpejtë

Isa.Autor

SFIDA NDAJ INTER/ Flet Gattuso: Nuk është derbi, ja këshilla ime për ekipin

Delo.autor

Igli Tare e konfirmon: Nuk mund ta mbajmë me forcë! Ky lojtar largohet nga Lazio

Q.Autor

Leave a Comment