Futboll Seria A Sport

PRITI PENALLTINË NDAJ ATALANTËS/ Portieri Handanović: Ja çfarë më tha Muriel

Një sfidë plot emocione, pozitive dhe jo, për Samir Handanoviçin. Festoi shumë herët për golin e Lautaro Martinezit, por dukej se në fund ndeshja i shpëtoi nga duart Interit: fillimisht barazimi i Atalantës, më pas penalltia që mund të kishte hedhur poshtë gjithë punën e lojtarëve të Antonio Kontes.

Megjithatë, Samir Handanoviç arrin të frenojë kolumbianin nga 11 metrat. Slloveni është intervistuar nga mediat italiane në përfundim të takimit: “Çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes? Çfarëdo që ndodh atje mbetet atje. E dinim që ishte një ndeshje e ndërlikuar, Atalanta luan prej kohësh bashkë dhe ka lojtarë të fortë, po e tregon edhe në Europë. Në pjesën e parë u paraqitëm mirë, më pas na dominuan. Barazimi është i drejtë. Juventusi? Duhet të mendojmë vetëm për veten, ndeshja e sotme (djeshme) tregon se ka nevojë për përmirësim”.

PRITJA – Handanoviç u rikthye më pas te penalltia e pritur: “Shkriniar dhe Barela më shkëmbyen festën, unë gëzohem kur ata shënojnë. Goditësi më i mirë i penalltive që kam ndeshur? Ka dytre. Njëri prej tyre është Perroti, por ekzekutuesit më të mirë janë ata që shohin portierin deri në fund. Më pas më kujtohen Baloteli, Mendieta, Zhorzhinjo. Çfarë më tha Muriel pas ndeshjes? Që më pa të nisesha në atë krah dhe goditi andej, megjithëse në fund të ndeshjes thuhen shumë idiotësira (qesh)”.

Related posts

KRASNODAR-CHELSEA/ “Blutë e Londrës” kërkojnë fitoren e parë në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

FSHF ME NJOFTIM ZYRTARE/ Shtyhen ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë

Delo.autor

“PËR K*RVAT DO TË MENDOJË VETË JETA”/ Sulm i Wanda Narës ndaj aktores argjentinase që e ndau me Icardin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment