Futboll Premier League Sport

QËNDROI 3 MUAJ PUSHIM/ Pogba dëmtohet sërish, Solskjaer tregon se sa do të mungojë

Sezoni i Paul Pogbasë ka qenë i mallkuar! Francezi ka luajtur vetëm në shtator, ndërsa qëndroi 3 muaj pushim. Ai u rikthyer në dhjetor me klubin e tij dhe duhet të ndalet sërish. Kampioni i botës është dëmtuar sërish dhe trajneri i tij Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar problemin.

“Dëmtimi i tij nuk është shumë i rëndë. Ai duhet të ndalet dhe do ta bëjë këtë. Pritet të rikthehet për 3-4 javë”, – tha tekniku. Çuditërisht koha e tij rikuperimit zgjat aq sa merkatoja e janarit. Francezi dhe menaxheri i tij Raiola duket se po luajnë pisët dhe duan të largohen, pavarësisht se kjo do të sillte prishje përfundimtare marrëdhëniesh me klubin e tij.

Lojtari e ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u larguar, ndërsa duket se “Djajtë e kuq” dhe vetë trajneri Ole Gunnar Solskjaer e kanë pranuar realitetin. Ata nuk duan të mbajnë peng francezin, aq më tepër që ky i fundit nuk po kontribuon në ekip duke qëndruar pushim. Vlera e tij bie dhe përfitimi i United nuk është aspak i majmë.

Related posts

PAS FITORES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Ardian Mema: Nuk jam tip që kënaqem thjesht, por gjërat kanë…

Delo.autor

“PËRBINDËSHI” KA SHËNUAR 101 GOLA…/ Ja 10 “PERLAT” e jashtëzakonshme të CR7 me Portugalinë (VIDEO)

Delo.autor

“TURP PËR JU, U PREHSH NË PAQE”/ Tërbohen fansat e Liverpool. Shikoni banderolat që vendosën jashtë stadiumit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment