Futboll Seria A Sport

“RONALDO FANTASTIK”/ Ramsey: Kampionati është detyrim, sivjet duam me çdo kusht…

Aron Ramsej, fan tazisti i Juventusit, i intervistuar nga emisioni “I Signori del Calcio”, ka folur për kapitullin e ri të karrierës së tij, Juventusin, pas 10 sezoneve të kaluara me bluzën e Arsenalit.

aleks sandro ramsej ronaldo

Uellsiani vendosi ta linte Londrën me parametër zero dhe firmosi me bardhezinjtë për 4 vite prej 7 milionë eurosh në sezon, ndonëse më shumë sesa paratë, ai është i fokusuar te fiksimi i tij i karrierës, i cili është i njëjti me atë të bardhezinjve:

“Pas një situate të vështirë që u krijua tek Arsenali, Juventusi erdhi në mënyrë të papritur dhe më kontaktoi. Më pas u takuam sy më sy me drejtuesit dhe më bënë një ofertë që nuk mund ta refuzoja, duke parë edhe këmbënguljen e tyre. Ata më bindën duke më zbardhur të gjithë planin e tyre për të ardhmen dhe objektivi i tyre ishte i njëjtë me timin, fitimin e Ligës së Kampioneve, përveç konfirmimit si kampionë absolutë në Itali.

aron ramsei

Dhe për mua, si 28-vjeçar, mendova se ishte lëvizja e duhur për të bërë, një tjetër skuadër, një tjetër kulturë, por objektiva më madhorë dhe nuk ngurrova të firmosja, pas shumë vitesh në Premier Ligë. Vërtet më deshën shumë skuadra, por Juvja më donte mua dhe unë zgjodha Juven, pasi këtu punojnë vetëm për të fituar dhe sivjet objektivi është vetëm Champions-i, pasi kampionati italian për këtë skuadër është çështje detyrimi ndaj tifozëve”, nënvizon numri 8 i bardhezinjve.

RONALDO FANTASTIK 

Dhe sigurisht që duke qenë se jo gjithkush e ka pasur mundësinë që të luajë në karrierë me fenomenë të tipit Kristiano Ronaldo, Aron Ramsej flet me shumë elozhe për portugezin: “Edhe fakti që do të gjeja Ronaldon në Torino ishte sigurisht një shtysë në zgjedhjen time, por të punosh nga afër me atë çdo ditë është thjesht e pabesueshme. Është një lojtar fantastik dhe të gjitha rekordet e tij e prezantojnë më së miri.

Është pa dyshim një ndër futbollistët më të mëdhenj të historisë së futbollit dhe të Juves, ndaj për mua është një krenari e veçantë që të jem shoku i tij i ekipit. Nga ai mëson çdo ditë diçka të re, por më pëlqen shumë fakti që, pavarësisht famës, trofeve dhe rekordeve që ka, ai punon më shumë se të tjerët dhe i bashkohet më së miri shpirtit juventin, pasi këtu të gjithë duan vetëm diçka, të fitojnë”.

Related posts

STATISTIKAT MBI TRIBLIMET NË SUPERIORE/ Skënderbeu dhe mesfushori i Bylisit me saktësinë më të madhe, ja renditja…

Delo.autor

CAS NJOFTON SKËNDERBEUN PËR ÇËSHTJEN/ Ja data kur do merret vendimi i shumëpritur

Delo.autor

Ronaldo tentoi ta godiste me shqelm, hakmarrja e Dani Alves të lë pa fjalë (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment