Futboll La Liga Sport

SFIDA NDAJ SALAMANCAS/ Zidane i habit të gjithë, lë jashtë katër titullarët…

Real Madridi ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Unionistas de Salamanca, që do të luhet nesër në orën 21:00. Trajneri Zinedine Zidane ka zgjedhur të pushojë disa nga yjet e tij për sfidën e vlefshme për Kupën e Mbretit. Ai nuk ka grumbulluar fare kapitenin Sergio Ramos.

Nuk do të jetë Modric dhe Kroos në mesfushë, ndërsa nuk do të udhëtojë me skuadrën as i riu Rodrygo. Tekniku pritet t’i besojë Areolas në portë, ndërsa Militao dhe Nacho mund ta nisin si titullar, ashtu si James dhe Isco në mesfushë.

Sulmi pritet t’i besohet sërish Jovicit, ndërsa Benzema dhe Bale mund të marrin minuta pas dëmtimeve. Vinicius dhe Brahim kanë shans të artë për të luajtur.

Related posts

KUPA E ANGLISË/ Tielemans mposht portierin Arrizabalaga me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

NXORRI NË PAH TË PASMET BOMBASTIKE/ Georgina Rodriguez akuzohet për herë të parë për…

F.autor

“NGUSHTOHET RRETHI”/ Cilët janë 4 kandidatët për stolin e Kombëtares Shqiptare

F.autor

Leave a Comment