Futboll Seria A Sport

RONALDO REALIZON NË 15 TURNE TË NDRYSHËM/ Sarri: Për CR7 komplimentet i meriton… e ëma!

Sërish Kristiano Ronaldo, por edhe Bentankur dhe Bonuçi. Juventusi nuk ka ndërmend që ta ndalë më ritmin, duke shfrytëzuar edhe një moment shumë pozitiv të tyre, ndonëse edhe natën e djeshme të gjithë projektorët ishin drejtuar nga fenomeni portugez i bardhezinjve. Po, pikërisht kështu, sepse CR7 vërtet festoi golin e shtatë personal kundër Romës (i ka realizuar edhe me bluzën e Mançester Junajtidit dhe Realit të Madridit), por mbi të gjitha ishte goli i tij i parë në Kupën e Italisë.

Ndoshta mund të duket një gol si shumë të tjerë, por kur bëhet fjalë për Ronaldon, golat e tij nuk janë asnjëherë banalë, duke qenë se ai i djeshmi në “Allianz Stadium” ishte vula e tij në një tjetër kompeticion ku nuk kishte realizuar më parë. Me atë në Kupën e Italisë, 35-vjeçari (do t’i festojë më 5 shkurt) ka shënuar të paktën një herë në 15 turne, nga 17 të ndryshëm në të cilët ka luajtur (bëjnë përjashtimin vetëm Superkupa e Anglisë dhe Kupa UEFA).

Ky është një tjetër faktor që tregon madhështinë e këtij futbollisti (realizon në 8 ndeshje radhazi, 7 në Serinë A dhe 1 në Kupën e Italisë), i cili gjithsesi e ka drejtuar menjëherë vështrimin nga sfida e radhës, transferta e së dielës kundër Napolit, në “San Paolo”, ku trajneri Sarri do të kthehet si ish-i i madh, së bashku me Higuainin.

FLET SARRI 

Dhe pikërisht për formën e fenomenit portugez edhe tekniku i Juventusit ekzaltohet: “Ronaldo është thjesht një kampion, për të cilin komplimentet kanë përfunduar. Por, nëse do të më duhet t’i bëj një, atëherë atë dua t’ia drejtoj mamasë të tij, e cila ka sjellë një jetë një person që ka ditur të bëhet një kampion i pashtershëm si Ronaldo. E vërteta është se Kristiano po kalon një moment psikologjik të jashtëzakonshëm, i cili i lejon që të bëjë diferencën edhe në fushë. Pastaj meritojnë komplimente Bufoni për mënyrën se si menaxhon ende formën e tij fizike në këtë moshë, por edhe Kosta e Higuain më pëlqyen. Madje, për Gonzalon më vjen keq, sepse meritonte edhe golin, – nënvizon 61-vjeçari, i cili fokusohet te Napoli.

– Kjo fitore me Romën besoj se ishte një ‘stërvitje’ e mirë për ne, përpara duelit me Napolin, një transfertë në ‘San Paolo’ që sigurisht do të jetë shumë speciale për mua. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se nuk do të shkoj për të fituar. Për këtë të jini të sigurt”, përfundoi Sarri.

Related posts

MPOSHT ARGJENTINËN NË FINALE/ Spanja shpallet kampione bote në Basketboll (FOTO)

Delo.autor

ANALIZA/ Champions dhe Seria A, ja pse Milani ka dy fytyra

Delo.autor

Nainggolan: Barazimi do të ishte rezultat i drejt, duhet të rikthehemi te fitoret

Delo.autor

Leave a Comment