Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ANGLI-SHQIPËRI/ Çudia e madhe e Rejas, zhduket përsëri Armando Broja

Armando Broja nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses shqiptare për ndeshjen kundër Anglisë. Kjo është padyshim surpriza më e madhe e përfaqësueses para sfidës me “tre luanët” në Uembli, pasi djaloshi shqiptar nga i cili presin shumë të gjithë, nuk figuron në protokollin e ndeshjes.

Vetë FSHF dha sinjalin e parë në videon e publikuar në rrjetet sociale para sfidës me fanellat e lojtarëve që do të zbresin sot në fushë, teksa mes tyre mungonte ajo e Brojës, protagonist absolut i këtyre eliminatoreve.

Më pas, kur është publikuar protokolli zyrtar në faqen e UEFA-s, është konfirmuar sy se Broja është emri jashtë 23-shes, që do të thotë se do ta ndjekë duelin nga tribuna. Nuk dihet ende arsyeja pse u zgjodh të veprohej në këtë mënyrë me sulmuesin, i cili në stërvitjen e djeshme ka qenë pjesë e skuadrës rregullisht, pavarësisht problemeve të fundit në kavilje që e mbajtën larg grupit kuqezi në ditët e grumbullimit në Shqipëri.

Related posts

Barcelona synon rekordin historik të vendosur më 1979/80 (FOTO)

Q.Autor

Klubi i KUKËSIT zyrtarizon largimin e MUSOLLIT: E ka derën e hapur, te ne u bë…

Isa.Autor

HISTORIA E JASHTËZAKONSHME/ Shtatëzënë në fushë, portierja e Vllaznisë ngriti kupën

Delo.autor

Leave a Comment