Futboll Sport

RRËFIMI PREKËS/ Ish-sulmuesi Hakan Shukur: Erdogan mi mori të gjitha, tani punoj taksist

Hakan Shukur shkroi historinë me Turqinë në vitin 2002, pasi turqit u renditën të tretët në Kupën e Botës.

Ish-sulmuesi është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit turk, ndërkohë, tashmë në moshën 48-vjeçare, Hakan Shukur është katandisur si mos më keq.

Shkak është bërë një konflik me presidentin Taip Erdogan.

Ish-sulmuesi i Interit, Torinos, Parmës, e shumë skuadra të tjerë, i doli kundër liderit të Turqisë, dhe kjo gjë duke se i kushtoi shtrenjtë.

Aktualisht 48 vjeçari ndodhet në Uashington.

Problemet për të filluan në 2013, kur ai vendosi të largohej nga partia e Erdogan, AKP:

“Armiqësia filloi atje. Dyqani i gruas time u sulmua me gurë, fëmijët e mi u ngacmuan në rrugë dhe unë u kërcënova“, i tha ai revistës gjermane Focus.

Ish- lojtari vendosi të emigroje në Shtetet e Bashkuara dhe kjo u interpretua si ofendim: “Kur u largova, ata arrestuan babanë tim dhe konfiskuan gjithçka që kisha“, tha ai.

“Këtu, kam pasur një kafene për një farë kohe“, shtoi ai.

Sukur ka rrëfyer se udhëheqësi turk ka marrë gjithçka prej tij.

“Nuk më ka ngelur asgjë në botë. Erdogan mori gjithçka nga unë. Ai më ka hequr të drejtën time për liri, të drejtën për të shpjeguar veten time, për t’u shprehur, madje edhe e drejta për të punuar“, përfundoi Hakan Sukur.

Historia e Sukur

Shumë tifozë futbolli e kujtojnë sulmuesin Hakan Sukur si lojtarin që ka shënuar golin më të shpejtë të historisë së Botërorit me kombëtaren e Turqisë, por edhe si një nga sulmuesit më të mirë të historisë së Gallatasarajit, i cili me golat e tij tërhoqi vëmendjen e Interit, duke luajtur me zikaltërit për dy sezone në Serinë A.

Por, në moshën 48-vjeçare, jeta e tij ka ndryshuar rrënjësisht. Pasi u bashkua me partinë e Erdoganit, u largua nga aty prej skandaleve të korrupsionit dhe pasi prishi lidhjet me Erdoganin, nisi persekutimi i tij. Iu desh të arratisej në SHBA në vitin 2015, ndërkohë që i burgosën të atin.

Pasi hapi një kafene në Amerikë, biznes i cili nuk i eci, sot është shofer taksie në Uashington dhe shet libra për të fituar bukën e gojës. Në “Welt am Sonntag”, Hakan Sukur rrëfeu historinë e tij të trishtë.

“Kam nisur të punoj pasi më konfiskuan çdo pasuri që kisha, nuk kam më asgjë. Erdogani m’i mori të gjitha. Më hoqi të drejtën e lirisë, të drejtën e fjalës, të shprehjes dhe të punës.

Pas çdo deklarate që bëja, më kërcënonin. Fëmijët e mi janë sulmuar në rrugë, në butikun e gruas sime hodhën gurë…

Kur u largova nga Turqia, burgosën babanë dhe më konfiskuan çdo pasuri. Njerëzit që kanë lidhje me mua e kanë jetën shumë të vështirë në Turqi”, tregon ish-futbollisti.

Hakan Sukur u akuzua se mori pjesë në grushtin e shtetit që mendohet se e organizoi Fetullah Gulen në vitin 2016, por 48-vjeçari thotë se ende nuk e di se për çfarë akuzohet saktësisht.

“Kush ishte roli im në grushtin e shtetit? Askush nuk ma ka thënë këtë deri më sot. Kam bërë vetëm gjëra që janë të ligjshme, por quhem Hakan Sukur.

Jam armik i qeverisë, jo i shtetit dhe kombit turk. E dua flamurin dhe vendin tim”, thekson ish-futbollisti.

Related posts

Sulmi ndaj Icardi-t: Facchetti do ta kishte rrahur, s’mund të vazhdohet kështu

Q.Autor

EFEKTI DOMINO/ Transferimi i Neymarit tek Barcelona është në dorë të Pochettino dhe Coutinho

Delo.autor

LIVERPOOL PËSOI HUMBJEN E DYTË RADHAZI/ Mbrojtësi Robertson: Bën çfarë deshën me ne. Nuk luftojmë për titullin…

Delo.autor

Leave a Comment