Futboll La Liga Sport

“JEMI MË TË MIRË SE ATLETIKO”/ Ja si Zidane karikoi futbollistët e Realit: Mbi të gjitha…

Triumfi i Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletiko Madridit nuk pati vetëm meritën e portierit Tibo Kurtua dhe mesfushorit Fede Valverde, por dhe të teknikut Zinedine Zidane.

Përveç sukses absolut në finale, ku nuk ka humbur asnjë në karrierë në rolin e trajnerit, Zizu karikoi maksimalisht madrilenët pas përfundimit të kohës së rregullt të takimit.

Mediat e huaja zbuluan mesazhin që francezi i dërgoi ekipit gjatë pushimit përpara zhvillimit të 30 minutave shtesë.

“Jemi më të mirë se ata (Atletiko Madrid). Mbi të gjitha, jemi më të fortë”, iu drejtua Zidane ekipit.

Këto fjalë inkurajuese e bënë ekipin t’ia dilte të fitonte Superkupën e Spanjës nga pika e bardhë e penalltisë, ku “Los Blancos” nuk gabuan në asnjë prej goditjeve.

Related posts

E TRISHTË/ Kampioni i botës: As BOTËRORI nuk më mjaftoi të gjeja BABAIN TIM

Isa.Autor

Gazeta “Bild” publikon formacionin më të mirë në historinë e futbollit gjerman, zbuloni surprizat…

Sadik.Autor

Guardiola koshient: Nuk mund të shpenzojmë nga 300 milionë paund për çdo sezon

Sadik.Autor

Leave a Comment