Futboll Kosova Sport

RRËZIMI I AVIONIT NË IRAN/ Tmerrohet lojtari i kombëtares Kosovare (FOTO)

Tensioni dhe frika, pas ngjarjeve të fundit në Iran, janë rritur shumë sidomos pas deklaratës së qeverisë iraniane në lidhje me avionin që u rrëzua këtë javë.

Presidenti Rhouani deklaroi se Irani e goditi me raketë avionin që u mori jetën 176 personave, duke e trajtuar këtë veprim si gabim njerëzor.

Por zhvillimet e fundit që kanë tronditur të gjithë botën kanë prekur dhe futbollistin e kombëtares kosovare, Zymer Bytyqi.

Mediat Norvegjeze shkruajnë se Bytyqi është tronditur nga rrëzimi i avionit në Iran.

Kombëtarja kosovare ka fluturuar për në Katar për të zhvilluar një ndeshje miqësore kundër Suedisë të dielën dhe avioni ka kaluar sipër territorit Iranian duke shtuar akoma më shumë tensionin tek lojtarët.

“Lojtarët e ligës elite, në kampin stërvitës në vendin fqinj të Iranit, U tmerrova kur pashë se çfarë ndodhi”, – shkruajnë mediat norvegjeze.

 

Related posts

Evoluimi i topit të Kupës së Botërorit, prej vitit 1930 deri më 2018

Sadik.Autor

Start pozitiv/ Hasi merr një pikë në debutimin me Al Raed në Arabinë Saudite

Isa.Autor

E FUNDIT/ Fondi nga Hong Kongu merr pronësinë e Interit

Delo.autor

Leave a Comment