Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT E FRIKSHME/ “Bomberi” Lukaku, në gjurmët e Andrij Shevchenkos

* Do të jetë sfida numër 117 mes Interit dhe Atalantës në Serinë A. në 116 precedentët, 62 fitore për Interin, 24 për Atalantën dhe 30 barazime.

FBL-ITA-SERIEA-ATALANTA-INTER

* Interi nuk fiton prej 3 ndeshjesh në Serinë A kundër Atalantës (2 barazime 0-0 dhe një humbje 4- 1) pasi ka gjetur 5 suksese në 7 sfidat paraardhëse (1 barazim, 1 humbje).

* Në 5 sfidat e fundit në Serinë A të luajtura në “San Siro” kundër Atalantës, Interi ka pësuar vetëm 1 gol: 4 suksese dhe 1 barazim në bilancin e pjesshëm.

* Interi ka regjistruar 45 pikë gjatë këtij kampionati: pas 18 javësh ka arritur këtë rezultat vetëm dy herë të tjera në epokën e tri pikëve për fitore dhe në të dyja rastet ka fituar titullin.

* Duke konsideruar epokën e tri pikëve për fitore (nga edicioni 1994-’95), në katër rastet e mëparshme kur Interi është shpallur kampion dimri, ka fituar gjithmonë titullin në fund.

* Interi ka regjistruar 20 pikë në shtëpi dhe 25 jashtë fushe: vetëm Leçe (7) dhe Bresha (6) kanë një diferencë më të madhe pikësh të shënuara në transfertë krahasuar me ato brenda fushe.

* Atalanta ka realizuar 48 gola në 18 ndeshjet e para të këtij kampionati: skuadra e fundit që ka shënuar të njëjtën kuotë brenda po aq sfidash brenda një sezoni të Serisë A ka qenë Fiorentina në edicionin 1958- ’59. Me një gol bergamaskët do vendosnin rekordin e golave të realizuara në 19 ndeshjet e para të Serisë A në 60 vitet e fundit.

* Romelu Lukaku, sulmuesi i Interit, ka shënuar 14 gola në 18 ndeshjet e para të kampionatit; i fundit që ka arritur në 15 brenda 19 ndeshjesh ka qenë Andrij Shevchenko në Serinë A 1999-2000.

Related posts

TROFEU MBETET NË MADRID/ Ky është reagimi i REALIT pasi Modric fitoi “Topin e Artë” (FOTO)

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Juventus kërkon James, ja SUPER oferta për të

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Jo vetëm mesfushori Calhanoglu, Inter dëshiron dhe liderin e Milan-it…

Delo.autor

Leave a Comment