Futboll La Liga Sport

SFIDA NDAJ GEDAFES/ Flet trajneri Zidane: Dështim quaj të mos “luftosh”…

Real Madridi do të rikthehet nesër në fushë, për herë të parë për këtë sezon, teksa do të masë forcat me Getafen në transfertë.

Në prag të kësaj sfide në konferencë për shtyp ka dalë Zinedin Zidan, i cili ka thënë se çfarë është dështim sipas tij, dhe me kë mund të identifikohet.

“ Nuk besoj se është problem, që ne kemi shënuar pak. Ka momente kur krijon shumë raste, por nuk arrin t’i konkretizosh ato. Pikërisht kjo na ka ndodhur neve në ndeshjet e fundit. E rëndësishme është që ne të vazhdojmë të punojmë të qetë, jemi në gjendje të mirë dhe duam të japim më të mirën nesër.

Isko? Me të gjithë ndihem i identifikuar, por me pozicionin e Iskos në fushë është e vërtetë që jam pak më shumë i identifikuar me të. Ai po luan dhe po kërkon vendin e tij në formacion, ashtu siç po bëjnë të gjithë.

Nuk është dështim nëse në fund nuk fitojmë trofe, dështim quaj të mos luftosh dhe të mos japësh maksimumin. Në fund ka vetëm një fitues si në La Liga ashtu dhe në Ligën e Kampionëve, nuk mund të fitojmë vetëm ne, pasi të tjerët nuk janë budallenj.”, u shpreh Zidan.

Related posts

BËN DEKLARATË TË ASHPËR PËR SERIGIO RAMOS/ Klopp refuzon: Ne nuk do të firmosnim as falas….

Delo.autor

Hazard te Reali? Transferimi kryhet vetëm nëse ndodh kjo gjë (FOTO)

Q.Autor

INTER MENDON PËR TË ARDHMEN/ “Zikaltërit” firmosin kontratë 5-vjeçare me sulmuesin 19-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment