Ekskluzive Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Dybala synon të prishë “MALLKIMIN” 4-vjeçar

Danilo, Gonzalo Higuain dhe Cristiano Ronaldo janë tre bomberët që do të përballen me një ndër mbrojtësit më të mirë në botë të Napolit, Kalidou Koulibaly ndeshje e cila do të zhvillohet të dielën në orën 20:45.

Meqenëse Dybala është afër paraqitjes së duhur duke pasur parasysh mundësinë për të kënaqur tifozët me loje si në “playstation” dhe gola të jashtëzakonshem, sulmuesi argjentinas po përgatitet për udhëtimin në “San Paolo”, ku si objektiv ka të thyejë mallkimin për shënuar për herë të parë ndaj Napolit.

Juventus është skuadra e vetme në 5 ligat më të mira evuopiane që ka fituar të paktën 50 pikë pas 20 ndeshjeve të luajtura në secilin prej tre sezoneve të fundit.

Asnjëherë një gol ndaj Napolit

Po, Dybala nuk ka shënuar asnjëherë gol për Napolin, as me Juventus dhe as me fanellën e Palermos, një hendek që do të dëshironte ta mbushte sa më shpejt. Vula e vetme, ka qenë me penallti, në gjysmëfinalen Coppa Italia – sezonin (2016-17). Zgjedhja e Maurizio Sarri për ta lënë atë në stol mbrëmë në çerekfinalen e Kupës së Italisë kundër Romës është më shumë se një çelës për qarkullimin që Dybala duhet të shohë kundër Napolit.

Në dy daljet e Kupës së Italisë, trajneri i Juventus zgjodhi 4-3-3, megjithatë duke futur Douglas Costa dhe duke mos vendosur disavantazhin klasik me Dybala, Higuain dhe CR7. Por në kampionat ai luajti me mesfushorin sulmues (Aaron Ramsey). Pavarësisht nga skemat, Joya është në linjë me “Pipitan” për t’u çiftuar me CR7.

AlpeSport.al

Related posts

HUMBJA NDAJ LUFTËTARIT PA TIFOZË/ Partizani ndien presionin, klubi bën lëvizjen “strategjike”…

Delo.autor

RRËFEHET ICARDI: INTERI më ka NDRYSHUAR JETËN, por BARCELONA është më e…

Isa.Autor

IDIOTËSIA E FUNDIT/ Momenti kur Balotelli i vendos brekët në kokën e shokut të ekipit gjatë drekës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment