Futboll

Mohamed Salah kërkohet nga Real Madrid

Mohamed Salah ka statistika faraonike për sezonin e tij të parë te Liverpool. Në 43 paraqitje nën fanellën e kuqe, egjiptiani ka shënuar 37 gola në të gjitha garat. Shfaqjet e tij nuk kanë shkuar pa u vënë re në Spanjë, ku Real Madridi do të shihte atë si pasuesin e Gareth Bale.

Media spanjolle “El Confidencial” raporton se “Los Blancos” duhet të fusin duart në xhepat e tyre për të tërhequr Salah, sepse vlera e tij është mes atyre të Philippe Coutinho-s (160 milion €) dhe Kylian Mbappé (180milion €).

Një vlerësim i vërtetuar nga Tony Cottee. Ish-lojtari i përfaqësueses angleze ka përmendur një largim ndoshta të pamundur të Mohamed Salah, i cili mund të realizohet për një shumë të ngjashme me atë të dhënë nga shtypi spanjoll.

“Coutinho u largua për 160 milionë euro dhe mendoj se Liverpool do të kërkojë një shumë të ngjashme për të filluar shitjen e Salah. Ai sapo ka mbërritur në Liverpool, ka bërë një sezon fantastik, pse do të largohet tani? Tani ka shumë gjëra në klub dhe unë nuk mendoj se Salah do të largohet, por nëse dëshiron, mendoj se klubi do të kërkojë së paku 170 milionë euro për të”, tha Tony Cottee për “Daily”-n.

Related posts

“Futbolli nuk do të kishte kuptim pa të”, John Cena përzgjedh lojtarin më të mirë në botë

Q.Autor

ABUZIMI ME LICENSIMET/ Si futbolli shqiptar humbi 500 milionë lekë nga gabimet e FSHF-së

Delo.autor

Conte i prerë për të ardhmen: Dua të qëndroj te Chelsea

Sadik.Autor

Leave a Comment