Futboll Seria A Sport

SUEDEZI LË PAS DORE FAMILJEN DHE MAKINA LUKSOZE/ Ja jeta e Ibrahimovic në Milano

I kredhur kokë e këmbë në jetën e re te Milani, Zlatan Ibrahimoviç nuk ka pasur ende mundësi të sistemojë atë që është aktiviteti i tij jashtë kangjellave të “Milanello”-s. Prej një jave në Milano, suedezi ka zgjedhur të jetojë në hotel dhe të mos i rikthehet apartamentit të tij të dikurshëm në qendër të qytetit e aq më pak të rimarrë ndonjë nga pronat e tij milaneze.

38-vjeçari për momentin jeton pa pjesën tjetër të familjes në një hotel pranë një prej shesheve më të njohura të epiqendrës lombarde. Ambientet dhe stafi i “Melia Me” i ofron sulmuesit 24 orë privatësi, qetësi dhe hapësira për t’u stërvitur në palestër apo pishinë. Mëngjesi, kur nuk konsumohet në “Milanello”, thuajse gjithmonë është në tarracën e hotelit ku pamja është thjesht spektakolare.

Helena-Seger-e1554212008144-1280x720

Bashkëshortja Helena dhe dy djemtë iu bashkuan të hënën për ndeshjen me Sampdorian dhe janë larguar dje, pasi Ibrahimoviç ka vendosur të mos e lëvizë familjen nga Suedia për pesë muajt e ardhshëm. Nëse plani me “Djallin” respekton pritshmëritë, bashkëshortja dhe djemtë do t’i bashkohen kryefamiljarit në fund të majit. Ndërkohë, shoqëri 38-vjeçarit i bëjnë kolegët dhe ish-kolegët. I pari që darkoi me Ibrën ishte Abate, i cili kishte zgjedhur një restorant japonez, teksa pas sfidës me Sampin darkoi i vetëm dhe për herë të parë në “Penelope a casa”, një restorant që nuk ekzistonte deri pak vite më parë

QENDRA STËRVITORE 

Në “Milanello”, qendra stërvitore e kuqezinjve, sulmuesi nuk ka shfaqur pretendime. Që ditën e parë ka pyetur: “Ku ka ndonjë vend të lirë” dhe shokët e tavolinës i ka ndryshuar shpesh. E vetmja konstante është Rafael Leao. 20- vjeçari mund të mësojë shumë prej shokut të repartit, duke filluar madje që nga zakonet kulinare. 18 vite diferencë, por raporti mes tyre duket ideal, të paktën sipas zërave nga pranë skuadrës së Piolit.

rossonerisiamonoi-milan-sampdoria-rafael-leao-zlatan-ibrahimovic

Portugezi e festoi miqësinë e re me një postim në “Instagram” ku poshtë një fotoje me Zlatanin kishte shkruar: “Ajo që ka rëndësi janë ata që duan të të ndihmojnë të fitosh”. Trajneri është një tjetër pikë referimi dhe bisedat me të nuk mungojnë gjatë seancave stërvitore. Karakteri dhe cilësitë e Ibrës do të jenë një mbështetje e madhe për Piolin, që përveç golave, ka shumë nevojë edhe për përvojën e madhe të suedezit.

LËVIZJET 

Përveç shokëve të ekipit dhe miqve në qytet, Ibra i ka kryer lëvizjet e tij nëpër Milano me një shofer personal. Përveç familjes, 38- vjeçari ka preferuar të mos marrë me vete asnjë nga makinat që përbëjnë garazhin e tij të luksit. Nuk dëshiron ta drejtojë vetë makinën dhe kjo është e kuptueshme në një moment kur vëmendja e tij është e gjitha e drejtuar nga Milani. Pas takimit të së hënës, mbrojtësi i Sampdorias, Omar Kolej, deklaroi se ndihej krenar që kishte penguar Ibrën të shënonte. Jo Milanin, por Ibrën, sepse suedezi e ka tërhequr të gjithë vëmendjen mbi vete, por edhe trysninë që deri një javë më parë e mbante një ekip me shpatulla jo fort të gjëra.

Related posts

(FOTO) Man Utd-Southampton, njihuni me notat e lojtarëve

Q.Autor

ZYRTARE/ Gati për aventurën e re, mesfushori Roshi prezantohet dhe nis stërvitjen me skuadrën e…

Delo.autor

“IBRAHIMOVIÇ? E LEHTË TË MERRESH VESH ME TË”/ Pioli: Milani më i fortë që kam stërvitur ndonjëherë

Delo.autor

Leave a Comment