Basketball Futboll Sport Të tjera

“TË DUA VËLLA…”/ Shkrim emocionues nga shoku më i mirë në basketboll i Bryant, Shaquille O’Neal

Bota e basketbollit është e shokuar nga lajmi se legjenda e këtij sporti, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë në një aksident me helikopter.

Shoku i tij më i mirë i skuadrës për shumë vite, Shaq O’Neal, ka reaguar me një shkrim emocional në Twitter për vdekjen e 41 vjeçarit.

“Nuk ka fjalë që përshkruan dhimbjen të cilën po kaloj në këtë momente me humbjen e shokut tim, vëllaut, partnerit tim në fitimin e atyre kampionateve. Të dua vëlla dhe do të më mungosh. Ngushëllimet e mija për familjen Bryant dhe familjet e të gjithë pasagjerëve që ishin në bord. Nuk kam fjalë”, shkuan ish-qendra e Lakers.

O’Neal dhe Kobe ishin shokë të mirë për shumë vite në Lakers, dhe fituan së bashku 3 kampionate.

Në vitin 2005 O’Neal u largua nga Lakers pas mosmarrëveshjeve me Bryant. Të dy nuk folën me njëri tjetrin për disa vite.

Pastaj, pas përfundimit të karrierës së Shaq, të dy u bënë shokë përsëri dhe ky i fundit u pa në disa lojë të Bryant.

Related posts

“PIRLO ËSHTË KAMPION”/ Arrigo Saki: Conte është maniak i punës, ja se çfarë bëri në 1994-ën

Delo.autor

LEONARDO DREJT LARGIMIT/ Ja dy emrat e bujshëm që lakohen për drejtor të Milanit

Delo.autor

Skënderbeu hap ‘supermarketin’, largime në masë, pse vallë kjo tendecë?

Sadik.Autor

Leave a Comment